Sonte luhen ndeshjen e tjera per javen XI te kampionatit italian

Me Juventusin që kryeson Serinë A pas fitores ndaj Fiorentinës, sot do të zbresin në fushë skuadrat e tjera pretendente, me synimin për të ngushtuar diferencën. Milanin, kampion I Italisë në fuqi, do të presë Parmën në “San Siro”.
Sedorf, Nesta dhe Van Bomel do të lihen pushim nga trajneri Alegri, ndërsa Tiago Sivla është riaftësuar plotësisht dhe mund të luaj që nga minuta e parë. Milan ka pesë pikë më pak se Juventusi dhe katër më shumë se rivalët e Interit, të cilët I pret transferta delikate ndaj Atalantës, një skuadër që e ka nisur me marshin e pestë këtë kampionat. Trajneri Ranieri ka vendosur të aktivizojë dyshen sulmuese argjentinase Zarate-Milito, ndërsa në mesfushë do të pushojë Tiago Mota, autori I golit të fitores ndaj Kievo. Në vend të tij aktivizohet Dejan Stankoviç.
Por ndryshe nga Milani dhe Interi, e vetmja skuadër që mund të ngjitet në krye në rast fitoreje është Udineze. Bardhezinjtë e Guidolinit I pret një transfertë delikate në Napoli, ku nuk do të kenë në radhët e tyre Izlën dhe Di Natalen, ky I fundit ka qenë italiani I vetëm mes 50 kandidatëve për të fituar “Topin e artë”. Në ndeshjet e tjera për kampionatin italian, spikat Xhenoa-Roma, ndërsa Lacio do të presë Katanian.