Te Lushnja, të gjithë duan kokën e Teutës
LUSHNJA - Me një trajner të ri e të respektuar në botën e futbollit shqiptar, si Vasil Bici, në Lushnjë presin kthesë e madhe të ekipit me më shumë humbje në kampionat: 6 në 8 javë. Edhe në shtëpi Lushnja nuk ka bilanc të mirë: 3 humbje në 4 takime, por ndaj Teutës trajneri lezhjan shpreson se me impenjim maksimal ekipi i tij mund sigurojë tri pikët e arta e të ndalojë ritmin fitues të durrsakëve.
Pasuesi i Saimir Malkos në debutimin e tij të parë në stolin e Lushnjës arriti një barazim pa gola në Kupën e Shqipërisë me Turbinën në Cërrik, por sipas Bicit, kjo më shumë shërbeu për të njohur lojtarët e tij. Kapiteni Gentian Çela (i konfliktuar me ish-trajnerin Malko në ndeshjen e fundit të humbur me Elbasanin) pohoi se do të jepnin më të mirën e tyre për të dalë nga gjendja e skuadrës. Të dielën kundër Teutës edhe Çela beson te rezultati pozitiv.
E Enjte, 30 Tetor 2008