Energjia edhe 70 hidrocentrale te vogla, do te jepen me koncesion
Mbi 70 hidrocentrale te kapaciteteve te ndryshme ne vendin tone, jane planifikuar qe te jepen me koncesion, cka do te beje te mundur zgjidhjen perfundimtare te problemeve te energjetikes. Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes (METE), tashme eshte pergatitur i gjithe dokumentacioni i nevojshem tekniko-ligjor per dhenien e ketyre hidrocentraleve me koncesion dhe jane lidhur kontratat per ndertimin e tyre ndermjet Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes dhe shoqerive te interesuara ne formen BOT per marrjen me koncesion te hidrocentraleve. Ndertimi i ketyre veprave pritet te shtoje ne menyre te kenaqshme nivelin e prodhimit te energjise elektrike ne vend, nderkohe qe ata do te kene nje shtrirje gjeografike pothuajse ne te gjithe vendin. Sipas METE, shoqerite vendase apo te huaja qe do te marrin me koncesion ndertimin e hidrocentraleve, kane plotesuar te gjitha kerkesat e nevojshme te formularit "Per hidrocentralet", duke paraqitur projektet, studimet hidrologjike, studimet gjeologjike etj. Nder hidrocentralet qe jane dhene me koncesion jane ata te Ashtes, Gomsiqe 1,2,3 dhe 4, Labinot-Fushe, Menkulas, Shushices, Thanes, Fanit te Vogel, Kardhiqit, Langarices, Nishoves, Dishnices, Menkulas, Bushtrices, Mallakastres, Sllabinjes, Qukesit, Peqinit etj. Numri i kontratave koncesionare me firmat shqiptare dhe te huaja per ndertimin e HEC-ve vendore arrin ne mbi 50 me shperndarje ne te gjithe Shqiperine, te cilat jane miratuar edhe nga Qeveria. investimi total ne to arrin ne mbi 200 milione euro, fuqia e instaluar ne 216 ME, ndersa kapaciteti prodhues vjetor i energjise ne 700 Gwh/vit.
Kontratat
Numri i kontratave koncesionare me firmat shqiptare dhe te huaja per ndertimin e HEC-ve vendore arrin ne mbi 50 me shperndarje ne te gjithe Shqiperine. Investimi total ne to, arrin ne mbi 200 milione euro, fuqia e instaluar ne 216 MW, ndersa kapaciteti prodhues vjetor i energjise ne 700 Gwh/vit.
Kontratat
Numri i kontratave koncesionare me firmat shqiptare dhe te huaja per ndertimin e HEC-ve vendore arrin ne mbi 50 me shperndarje ne te gjithe Shqiperine. Investimi total ne to, arrin ne mbi 200 milione euro, fuqia e instaluar ne 216 MW, ndersa kapaciteti prodhues vjetor i energjise ne 700 Gwh/vit.