E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi i rajonit, lobin per projekte te perbashketa

Me nismen e Unionit te Dhomave te Tregtise dhe industrise se Shqiperise, synohet ngritja e nje grupi te perbashket pune per thithjen e projekteve dhe programeve te institucioneve nderkombetare, zbatimi i te cilave te jete njekohesisht ne te gjithe rajonin, qe perbehet nga kater vende, Shqiperia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia. I realizuar brenda nje kohe te shkurter, takimi qe do te mbahet ne Vlore me date 9 qershor, synon angazhimin e perfaqesuesve te ketyre dhomave per te ngritur institucione te perbashketa si dhe lobimin ne fusha te tjera si ne infrastrukture, organizimin e paketave turistike te perbashketa dhe shkembimin e informacionit per bizneset qe operojne ne vendet respektive. Memorandumi i bashkepunimit rajonal qe do te firmoset neser ne Vlore, midis Dhomave te Tregtise te Shqiperise, Malit te Zi, Kosoves dhe Maqedonise, synon ndermarrjen e hapave konkrete ne mbeshtetje jo vetem te bizneseve, por dhe ne zgjidhjen e shume problemeve qe dalin ne rajon. Presidenti i Unionit te Dhomave te Tregtise dhe industrise se Shqiperise, Ilir Zhilla, nismetar i kesaj nisme, tha sot per ATSH-ne, se "ka ardhur koha te lobojme konkretisht mes vendeve rajonale dhe t'u vijme ne ndihme jo vetem bizneseve, por dhe projekteve dhe programeve te zhvillimit". "Duhet te ngreme institucione te perbashketa, me qellim rritjen e efektivitetit te punes sone ne te ardhmen", theksoi Zhilla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›