Të ardhurat në buxhet, ‘gropë e zezë’ prej 6 mld lekësh
TIRANE-Përkeqësohet gjendja e financave publike. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë periudhës Janar-Shtator të këtij viti, të ardhurat në buxhet nuk janë realizuar sipas planit, duke shkaktuar një ‘gropë të zezë’ prej 6 miliard lekësh. Kështu për këtë periudhë janë grumbulluar 239.2 miliard nga 245.4 miliard lekë që ka qënë planifikimi. Deficiti më i madh është shkaktuar nga tatimet dhe doganat të cilat nuk e kanë realizuar planin e të ardhurave me 5 miliard lekë.
Nga të dhënat e Ministrisë së Financave rezulton se ka mosrealizim të planit të të ardhurave në taksat kryesore, si tatimi mbi vlerën e shtuar, akcizat, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale etj. Mosraelizim ka dhe tek të ardhurat e pushtetit vendor.
Deficiti i krijuar tek të ardhurat ka detyruar qeverinë që mos të kryejë shpenzimet e planifikuara.
Sipas të dhënave gjatë periudhës Janar-Shtator, janë realizuar 269.9 mld shpenzime, ose 7.9 mld lekë më pak se plani.
Qeveria rishikoi pak muaj më parë buxhetin e këtij viti për shkak të mosrealizimit të të ardhurave. Ndërkohë që pritet që të bëhen sërish korigjime përmes kateve normative.
Dy janë faktorët që kanë ndikuar në mosrealizimin e të ardhurave, së pari ndikimi i krizës që ka përfshirë eurozonën dhe së dyti planifikimi optimist që qeveria i bëri buxhetit në fillim të vitit.
(d.b/aurorasulce/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Buxheti, 6 mld lekë 'gropë e zezë'