E Shtunë, 31 Tetor 2026

Replika ne distance. Thellohen perplasjet Topi- Topalli

Thellohen përplasjet mes presidentit dhe kryetares së parlamentit. Pasi e quajti celulë anti- integrim dhe bllokues si Edi Rama, nga qyteti i saj i lindjes, Shkodra,  kreu i shtetit iu përgjigj Jozefina Topallit, duke i thënë të mësojë komunikimin. Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i parlamentit përmes një njoftimi për shtyp.

“Jozefina Topalli flet me krenari dhe me vetëdije shqipen më të bukur, atë me të cilën foli Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Fadil Kraja, Migjeni, Luigj Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot!”

Kjo deklaratë është pasuar me tjetër reagim të zyrës së Presidentit, ku me nota ironike thuhet:
“Zyra e shtypit e presidentit shpreh bindjen se po të ishin gjallë Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni e Luigj Gurakuqi do ndiheshin të fyer kush po i përfaqëson me mungesën e etikës, kulturës politike dhe institucionale dhe respektit për shqipen zyrtare në Republikën e Shqipërisë”.

Por Bamir Topika replikuar ashpër dhe me ministrinë e Mjedisit e cila akuzoi se  kthimi i projektligjit për mbeturinat kishte me karakter politik.

“Unë nuk kam parë ndonjëherë ndonjë përfaqësues të ministrisë së Mjedisit që të jetë kaq I painteresuar për mjedisin. Unë i sugjeroj këtyre zotërinjve që të mos i trajtojnë në sfondin politik gjërat. Presidenti i republikës ka të drejtën absolute kushtetuese të shprehë vullnetin e tij”- tha Topi.

Kundrejt deklaratave të maxhorancës që ligji i plehrave do të miratohet në kuvend i pandryshuar, dhe të hyjë automatikisht në fuqi, presidenti ka kujtuar gjykatën kushtetuese.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›