E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulja e kredive me probleme, sfidë për bankat në Shqipëri

TIRANË- Të dhënat e fundit të shoqatës së bankave tregojnë se sistemi bankar shqiptar është i shëndoshë financiarisht dhe likuid.

Ndërkohë që kreditë me probleme mbeten shqetësimi kryesor me të cilin përballen bankat.

Sipas statistikave gjatë 8 muajve të parë të këtij viti, sistemi bankar realizoi një fitim prej 2 miliardë lekësh, një rezultat edhe pse pozitiv është më i ulët se fitimi prej 5 miliardë lekë i realizuar vitin e kaluar.

Arsyeja që ka reduktuar fitimin e bankave është rritja e provigjoneve që vendosin bankat për kreditë me probleme.

Ky tregues shënoi një tjetër rritje gjatë gushtit duke kapur nivelin 18 %. Krahasuar me muajin korrik, portofoli i kredive të këqija është rritur me 1 %, ndërsa kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar rritja vlerësohet në masën 4.5 %.

Për të ulur nivelin e kredive me probleme i cili është i ndryshëm nga banka në bankë, Banka e Shqipërisë ka sugjeruar ekzekutimin e kolateraleve.

Por, pavarësisht përkeqësimit të këtij treguesi institucioni mbikqyrës bankar vlerëson se sistemi bankar shqiptar është i sigurtë dhe i shëndoshë financiarisht.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ulja e kredive me probleme, sfidë për bankat në Shqipëri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›