E Shtunë, 31 Tetor 2026

33- vjetori i Pontifikimit. Perkujtohet Papa Gjon Pali II

Nën kujdesin e ambasadës polake në Tiranë, është çelur ekspozita me 70 fotografi të Papa-Gjon Palit II, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha. Duke e cilësuar Papa Gjon Palin II si një nga burrat më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Kryeministri Berisha theksoi se vizita e tij në Tiranë në vitin 1993 erdhi në një moment ku Shqipëria kishte kapërcyer regjimin komunist, i cili i kishte shndërruar kishat në palestra, duke shpërfillur besimet fetare.

“Në këtë vizitë papa Gjon Pali II shuguroi katedralen, një ndër më të mëdhatë në Ballkan dhe që gjatë rregjimit ishte shndërruar në palestër, magazinë e destinacione të tjera. Ajo vizitë pati edhe një simbolikë të veѯantë. Në aeroportin e Tiranës pata fatin dhe nderin ta pres sëbashku me Nënë Terezën”- tha Berisha.

Ambasadorja polake, Irena Tatarzyńska theksoi nga ana tjetër se Papa Gjon Pali i dytë vizitoi Shqipërinë pas deklaratës së presidentit të asaj kohe, Sali Berisha për njohjen e besimit fetar, i penguar më parë nga regjimi diktatorial. 

“Në pelegrinazhin e tij, papa Gjon Pali II, dënoi ashpër rregjimin komunist. Ajo që ndodhi në Shqipëri në atë rregjim nuk kishte ndodhur në asnjë vend të Europës. Shqiptarëve iu ishte mohuar e drejta e lirisë dhe e besimit”- tha Tatarzynska.

Në 33- vjetorin e pontifikimit të Papa Gjon Palit të II, ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumcci dhe një delegacion i nivelit të lartë polak.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›