E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 22 shqiptareve iu kapet droge prej 20 milione eurosh e 600 makina



PERUXHIA - Shkaterrohet nje organizate kriminale shqiptare qe merrej me trafikun e droges. 22 persona te gjithe emigrante shqiptare ne Itali jane vene ne pranga gjate dites se djeshme nga Guardia di Financa dhe karabinieret. Lajmi eshte bere publik dje ne mesdite nga policia drejtuesit e se ciles kane deklaruar se hetimet ndaj te arrestuarve kishin dy vjet qe kishin nisur. Edhe pse te arrestuarit jane te shumte emrat e tyre nuk jane bere te ditur. Sipas te dhenave organizata kriminale ishte e specializuar ne trafikun e lendeve narkotike. Droga merrej kryesisht ne Belgjike Shqiperi dhe Turqi. Me pas shitej ne rajonin e Peruxhias e rrethina. Gjate aksionit antidroge jane sekuestruar 27 kilograme kokaine dhe 48 kilograme marijuane e cila ne treg kap vleren 20 milione e 600 mije euro. Ne vleren e provave policia ka sekuestruar objekte ne vleren e 11 mije eurove si dhe 600 automjete te cilat trafikantet i perdornin per te shperndare lenden narkotike.
TRAFIKU
Arrinin ta siguronin drogen nga Belgjika dhe Shqiperia per ta shperndare pastaj ne rajone te ndryshme italiane. Pas dy vitesh hetimi Guardia di Financa e Peruxhias thote se ka arritur te shkaterroje dhe te arrestoje 22 shqiptare. Media e shtetit fqinj ka bere te ditur se ne operacionin e arrestimeve moren pjese 150 punonjes policie. Per 9 prej te arrestuarve urdher-ekzekutimi eshte kryer nga Interpoli jashte Italise. Guardia di Finances i eshte dashur nje hetim i mirefillte 2-vjecar per te arritur ne gjurmet e kesaj organizate. Gjate nje konference shtypi te mbajtur diten e djeshme eshte bere e ditur se jane dashur te beheshin mijera ore pergjime telefonike pergjime ambientale pamje nga sateliti per lokalizimin e vendndodhjeve te trafikanteve madje dhe ndjekjen pas te te dyshuarve me agjente terreni. Eshte mesuar se i gjithe hetimi eshte kryer nen koordinimin e Prokurorise se Peruxhias.
AKTIVITETI
Organizata vepronte ne te gjithe tregun italian dhe i kishte rrenjet ne Abruzo Marche Emilia-Romanja e Lombardi. Mes 22 te arrestuarve 19 prej tyre ishin korriere per te transportuar drogen nga Belgjika dhe Shqiperia ne Itali. Nga hetimet e zhvilluara ne Belgjike eshte zbuluar se ka pasur dhe krime mes organizatave te trafikut te lendes narkotike. Mes krimeve te ndodhura ka qene dhe rrembimi i vellait te nje prej anetareve te organizates fajtore pasi nuk kishte paguar nje borxh per marrjen e nje ngarkese te madhe droge. Gjithashtu ne Belgjike ne nje bar ne Anversa kishte ndodhur nje tentative vrasjeje e kreut te nje organizate kriminale. Ky i fundit u plagos rende me tre plumba por nuk vdiq. Te arrestuarit mesohet se ndodhen ne burgun e Peruxhias ne pritje per te dale para gjykates dhe te njihen me akuzat e ngritura ndaj tyre nga trafiku i droges deri te vrasjet.

29 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›