E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të arrestuarit kanë refuzuar të flasin pa avokatë

Autori i Lajmit: Red.
Të arrestuarit gjatë operacionit “NITROMAK”, nuk kanë pranuar që të flasin gjatë dy ditëve më parë, pa praninë e avokatëve. Burime nga grupi hetimor i kësaj çështjeje, kanë bërë të ditur, se të arrestuarit, kolonel Kadri Suli, drejtor i komandant i brigadës së furnizimit në strukturat e forcave te armatosura, Shkëlzen Madanin, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, Aurela Çotën, përfaqësuese e shoqërisë “Nitromak Albania” sh.p.k. dhe Ferdinant Hodo, administrator i Shoqërisë “Geoconsult sh.p.k”. Këta sipas policisë nuk kanë pranuar që të flasin pa praninë e avokatëve të tyre, të cilët janë thirrur dhe më pas të prangosurit janë marrë në pyetje, për veprimtarinë që ata kryenin prej disa kohës.

Ky lajm është publikuar: 05/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›