Katër zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes u zbuluan nga përgjimet
Autori i Lajmit: Red.
Dy ish-funksionarët e Ministrisë seë Mbrojtjes, teë arrestuar mbrëmjen e së shtunës si të dyshuar për afera korruptive kanë qenë nën hetim për afro katër muaj nga strukturat e policisë së shtetit dhe Njësia Antikorrupsion “Task Force” në Prokurorinë e Tiranës bëjnë të ditur burime zyrtare nga Policia.
Gjithçka nisi pas denoncimit të një subjekti privat, i cili pretendonte për abuzime nga ana e tyre për dhënien e licencës për përdorim të lëndëve plasëse. Sipas hetimeve të realizuara me metoda speciale, të akuzuarit janë përfshirë në afera korruptive për abuzime me qëllim përfitimi në detyrën e tyre. Ndërkohë që hetimet kanë nisur fillimisht nga Drejtoria e Policisë së Tiranës që në tre janar dhe më pas hetimet kanë vazhduar nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka operuar duke mbledhur fakte mbi bazë përgjimesh.
Kontrollet
Policia e kryeqytetit në bashkëpunim dhe me Task-Forcën kanë ushtruar kontrolle në zyrat e personave të arrestuar, duke bërë të mundur sekuestrimin e dokumenteve të tyre, për t i hetuar në lidhje me abuzimet për të cilat ata akuzohen. Efektivat të prokurorisë dhe policisë kanë qenë deri në orët e para të mëngjesit në zyrat e të arrestuarve duke ushtruar kontrolle dhe duke bërë të mundur dhe konfiskime dokumentesh. Sipas burimeve nga policia, gjithçka ka ndodhur në kuadër të operacionit “NITROMAK”, policia vuri në pranga katër persona, të cilët janë akuzuar për korrupsion pasiv, pasi duke shfrytëzuar pozicionet që kishin në Ministrinë e Mbrojtjes kanë marrë para në këmbim të licencave për ndërmarrjet e guroreve në vend, ku u lëshohen lejet e shpërthimeve për nxjerrjen e gurëve. Në pranga kanë rënë, katër persona, dy prej të cilëve funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes, e dy të tjerë, administratorë të dy kompanive private, që merreshin me importimin e lëndës plasëse, dinamit.
Hetimi
Hetimet ndaj të arrestuarve kishin nisur që katër muaj më parë, kur një firmë, që merrej me nxjerrjen e gurëve ka bërë denoncimin pasi dy zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes i kishin kërkuar para, në këmbim të dhënies së licencës për shpërthimet. Hetimet ndaj të arrestuarve kanë vazhduar deri në orët e vona. Burime nga Policia e Shtetit, kanë bërë të ditur se janë ushtruar kontrolle në të gjitha zyrat dhe banesat e të arrestuarve, ku janë konfiskuar dhe dokumente të ndryshme, që janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës, ku do i nënshtrohen kontrolleve dhe ekzaminimeve në lidhje me lëshimet dhe akuzat e bëra nga firma e cila ka bërë denoncimin. Sipas burime nga grupi hetimor, të arrestuarit kanë marrë shumë që nisnin nga 100 mijë lekë, në lidhje me firmat që kërkonin që të bënin shpërthime për nxjerrjen e gurëve të ndryshëm, të cilët do shiteshin më pas në tregun e vendit. Sipas policisë Madanit, i janë gjetur me vete disa dokumente që e kane implikuar atë në aferat e paligjshme.
Arrestimi
Në pranga kanë rënë, një kolonel dhe Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, ka rënë në pranga pasi është akuzuar për marrje parash për dhënien e lejeve dhe shitjen e lëndëve plasëse. Ata janë arrestuar pas denoncimit të bërë nga një firmë guroreje, pronarit të së cilës i ishin kërkuar para për dhënien e licencës së shpërthimeve që duhej të kryente. Ka qenë operacioni i koduar “NITROMAK”, që ka vënë në pranga, Shkëlzen Madanin, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, Kadri Sulin, Kolonel, komandant i brigadës së furnizimit në strukturat e forcave te armatosura, Aurela Çotan, përfaqësuese e shoqërisë “Nitromak Albania” sh.p.k. dhe Ferdinant Hodo, administrator i Shoqërisë “Geoconsult sh.p.k”. Prangosja e katër personave të mësipërm është bërë gjatë ditës së djeshme, pas më shumë se katër muaj hetimesh. Operacioni për prangosjen e tyre është bërë nga njësia kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit pranë Prokurorisë së Tiranës, në bashkëpunim dhe me policinë.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2008