Hiqet pensioni i parakohshem, ja perfituesit
Autori i Lajmit: Red.
Mosha e dalje ne pension te reduktuar dhe ndryshimi i perfitimit sipas skemes se re. Perfitojne pension te reduktuar te gjithe personat qe kane mbushur vitet e punes, jo moshes.
Pensioni i reduktuar është mënyra e re e përfitimit të pensionit të parakohshëm. Me pension të reduktuar mund të trajtohen të gjithë personat që kanë mbushur 35 vite punë dhe që kërkojnë të dalin në pension pa mbushur moshën.
Mirëpo këto kategori që përfitojnë rrezikojnë të marrin pension më të ulët. Specialistë të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, bëjnë me dije se kushti bazë për të përfituar këtë pension si burrat dhe gratë që bëjnë pjesë në kategorinë e tretë të përfituesve, duhet të kenë mbushur 35 vite punë. Sipas këtij pozicionimi, burrat duhet të kenë mbushur moshën 62 vjeç, ndërsa gratë duhet të kenë mbushur moshën 57 vjeç. Por, kjo kategori personash që kërkon të përfitojë një pension të tillë është e rrezikuar për vlerën që do të marrë gjatë gjithë viteve të jetës.
Çfarë rrezikojnë
Kategoria e pensionistëve që kërkojnë të trajtohen me pension të reduktuar rrezikojnë të humbasin përgjithmonë një pjesë të shumës së pensionit. Kjo do të thotë që të gjithë pensionistët që dalin në pension të reduktuar, për çdo muaj ata humbasin 0,6 për qind të vlerës së pensionit mujor që do të marrin. Një pension i tillë nuk është i detyrueshëm, por është në të drejtën e përzgjedhjes së personave për arsye të ndryshme. Ky pension mund të kërkohet në rastet kur një person e ka mbushur moshën e punës dhe nuk dëshiron të punojë më, ose nuk është në gjendje apo dëshiron të shkojë jashtë vendit për të jetuar dhe kërkon të dalë menjëherë në pension. Të gjithë pensionistët që duan të dalin në pension duhet të nisin procedurat disa muaj më parë që ta përfitojnë atë në kohën që u takon. Një mënyrë e tillë bëhet për të shmangur vonesat në mënyrën e përfitimit.
Dokumentacioni
Pensioni i reduktuar nuk është i detyrueshëm, por është një zgjedhje e lirë e personave që për pak vite do të dalin në pension normal. Në këtë kontekst, rregullorja parashikon se çdo individ që ka mbushur vitet e punës për marrjen e pensionit, por jo moshën, duhet të dorëzojë kërkesën për përfitimin e pensionit të reduktuar. Kërkesa me shkrim dorëzohet pranë agjencive rajonale të qyteteve të vendit ku është banues qytetari. Ndërsa paga maksimale dhe minimale e pensionit për kategorinë e tretë të pensionistëve, varion nga 8650 lekë deri në 7350 lekë.
Aplikimi
Shpeshherë ndodh që shumica e personave nuk aplikojnë për daljen në pension në momentin që janë ende në punë dhe vetëm pak muaj e ndajnë nga koha e përcaktuar për pension. Këta persona rrezikojnë që të hasin në vonesa për marrjen e pensionit në momentin që ata shkëputen nga puna. Kështu, aplikimi për pension duhet të nisë rreth 5 muaj përpara se i interesuari të plotësojë moshën e daljes në pension. Të gjithë personave që u ka ardhur koha për të përfituar pension pleqërie, sipas Ligjit Nr. 7703, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të paraqesin kërkesë me shkrim që 5 muaj para plotësimit të kushteve për pension. Mosha e daljes në pension dhe vitet e punës që nevojiten për përfitimin e tij ndryshojnë nga njëra kategori në tjetrën. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përcaktuar për të tria kategoritë kryesore se sa është mosha e daljes në pension dhe vitet e punës që nevojiten për të përfituar pension pleqërie deri në datën 30 qershor 2008. Ndërsa për të interesuarit që dalin në pension pas kësaj date, ISSH-ja ka përcaktuar kushtet për të përfituar një pension pleqërie nga 1.7.2008 deri më 30.6.2009. Gjithashtu, ISSH-ja ka përcaktuar edhe kushtet që duhet të plotësojnë nënat me shumë fëmijë për të përfituar pension gjatë afateve të mësipërme.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2008