Të arrestuarit për ‘virgin’, nis verifikimi i pasurive të tyre
TIRANE-Prokuroria e Tiranës nis verifikimin e pasurive të të akuzuarve për skandalin e naftes ‘’Virgin’.
Burime pranë Prokurorisë së Tiranës kanë bërë të ditur se ne kuadër të hetimeve për këtë skandal do të hetohen pasuritë e 12 të arrestuarve si dhe 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Ky verifikim behet ne kuader te akuzave te « Mashtrimit me pasoja të rënda », « Shpërdorimit te detyres » dhe « Falsifikimit të dokumenteve.
Per kete skandal u vune ne pranga 12 persona mes te cileve biznesmene, punonjes te tatimeve dhe doganave si dhe magaziniere dhe shofere te kompanive te naftes.
Ne seances e 14 gjyqesore te 14 shkurit, Gjykata e Tiranës dha vendimet “burg pa afat” për biznesmenët, Iljaz, Martin dhe Bajram Fisheku si dhe për doganierët Edmond Ferraj dhe tatimorin Dashamir Kasaj. Kurse kreut te kompanise "EUROL", Hajri Elezit, iu komunikua ne mungese masa e arrestit, "burg pa afat". Masa e sigurisë "arrest me burg" para dy ditesh u dha dhe për Flamur Merkajn, asistent në firmën “Fisheku”, Fadil Abdurramani, shofer, Gani Prenci, shofer, Vladimir Koteci, shofer, Reshat Aleksi, shofer, si dhe Kadri Hajredini, magazinier i fimës “Fisheku”.
Nga hetimet paraprake, rezulton se në kontrabandën e naftës është përfshirë dhe shtetasi Gazmend Serjani, i shpallur në kërkim.
Sipas prokurorisë, kompania “EUROIL” sh.a. me administrator biznesmenin e arrestuar Hajri Elezi, e blinte naftën “virgin” ne vend dhe e shpërndanin, ndersa dy anijet “Rita S” dhe “Calieta” që gjasme e trasportonin drejt Greqisë apo Turqisë ankoroheshin në Rad, në portin e Vlorës, për disa ditë dhe dilnin në det të hapur, të pangarkuara. Më 11 mars u vunë në pranga 11 persona mes te cilëve edhe Hajri Elezaj, biznesmen administrator i kompanise « EUROIL » sha. Sipas Prokurorise "hetimet e deritanishme provojnë se gjatë periudhës 2007 – 2009, sasi të konsiderueshme te nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si ‘Vergine’, është tregtuar në vendin tone në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum".
Kontrabanda e naftës Vergine
Një operacion i Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me njësinë e përbashkët hetimore Task Forcë, pranë Prokurorisë së Rrethit, u finalizua të premten në mbrëmje me arrestimin e 11 personave, mes të cilëve biznesmenë të njohur, punonjës doganorë dhe tatimorë, si të dyshuar për kontrabandën me naftën e prodhuar nga kompania “Armo sh.a”.
Arrestimi i tyre u bë në bazë të hetimeve disa mujore, pas deklaratave publike të ish – Ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.
Mbrëmjen e 11 marsit, Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se "hetimet e deritanishme provojnë se gjatë periudhës 2007 – 2009, sasi të konsiderueshme te nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si ‘Vergine’, është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum".
Ky aktivitet, sipas deklaratës për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, është realizuar nga ana e subjektit privat "Euroil" sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Hajri Elezaj si dhe në bashkëpunim me subjektin tjeter privat "Fisheku" sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku. Sasia e nënproduktit të naftës te quajtur "Vergine" është blerë nga shoqëria e përpunimit të naftës"Armo" sh.a dhe në mënyrë fiktive është pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashtë shtetit.
Por në fakt, ajo është shitur në tregun e brendshëm në kundërshtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar.
Në këtë aktivitet janë përfshirë edhe punonjës të caktuar të administratës tatimore dhe doganore, të cilët me veprimet e tyre kanë ndihmuar në fshehjen dhe mosdeklarimin e aktivitetit në fjalë.
(d.b/BalkanWeb)