Tiranë,përplaset nga treni 18 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pranë Kamzës. Një 18 vjeçar nga Tirana është aksidentuar sot për vdekje nga treni i linjës Vorë-Tiranë. Sajmir Elezi po kalonte shinat e trenit kur u përplas nga treni dhe u mor zvarrë 10 metra. Policia bëri të ditur se i riu Elezi ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marrë si pasojë e përplasjes. Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mendohet se shkak për aksidentin ka qenë vetë 18 vjeçari edhe pse trau ishte ulur ai përsëri kishte tentuar ti kalonte shinat gjë që për fat të keq nuk ndodhi.