“Të bësh biznes në Shqipëri është e lehtë - të bësh biznes në Tiranë është shtrenjtë”
Raporti vjetor i Bankës Botërore, “Doing Business 2011” vlerëson reformat e qeverisë shqiptare dhe evidenton pengesat e pushtetit vendor
Sipas një raporti të ri të Korporatës Financiare Ndërkombëtare dhe Bankës Botërore, Raporti i prezantuar dje në Vjenë, “Të bësh biznes në Evropën Juglindore 2011” (Doing Business in Southeast Europe 2011), reforma rregullatore e biznesit në Evropën Juglindore po u kursen sipërmarrësve vendas si kohën ashtu edhe paratë.
Por ndërsa sipas Bankës Botërore, të bësh biznes në Shqipëri, është e lehtë, falë reformave të qeverisë, në veçanti në kryeqytetin e saj, Tiranë, por edhe në njësi të tjera vendore, mund të jetë po kaq e lehtë në procedura, por është shume e kushtueshme kur vjen puna te kostot financiare.
Raporti konstaton se për të hapur për shembull një biznes të ri në Tiranë, duhet të shpenzosh vetëm pesë dite, por edhe plot 111.020 lekë (të rinj). Nga katër qytetet shqiptare të përfshira në studim, Tirana, Vlora, Durrësi dhe Shkodra, e fundit (Shkodra) rezulton të favorizoje më shume hapjen e një biznesi të ri, për shkak të Sipas të dhënave te raportit, për te hapur një biznes në Shqipëri, duhet të paguash 5 herë më shumë sesa mesatarja e vendeve të BE-së, ose 31.4 për qind të të ardhurave për banore. Ne këtë mënyrë, edhe pse qytetet shqiptare krijojnë lehtësira për bizneset e reja, kryesisht përmes hapjes se sporteleve të quajtura “one-stop-shop”, ne anën tjetër ato i frenojnë ato përmes kostove te larta financiare.
Raporti më i fundit i Bankës Botërore, evidenton edhe faktin, se në Tiranë,q ë prej vitit 2009, nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi.
Sipas të njëjtit raport, në vend të parë në renditjen e Bankës Botërore për këtë vit, rezulton Maqedonia, me kryeqytetin e saj Shkupin, Tetovën dhe më pas Manastirin, ndërsa me tej vjen Mali i Zi, me qytetet e tij kryesore dhe me pas Shqipëria. Në vend të fundit qëndron Kosova, me dy qytetet e saj kryesore, Prishtinën dhe Prizrenin.
Raporti i prezantuar dje “Të bësh biznes në Evropën Juglindore 2011” (Doing Business in Southeast Europe 2011) është i dyti i këtij lloji që analizon se sa lehtë është të bësh biznes në 22 qytete nga shtatë ekonomi: Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Moldavi, Malin e Zi dhe Serbi.
Sipas këtij raporti, konstatohet se, ekonomitë e Europës Juglindore kanë vazhduar reformën rregullatore për bizneset pavarësisht krizës financiare globale.
Rezultatet tregojnë se të gjitha 19 qytetet e vlerësuara në raportin e vitit 2008 janë përmirësuar në të paktën një prej katër fushave rregullatore të vlerësuara – hapja e biznesit, marrja e lejeve të ndërtimit, regjistrimi i pronës dhe zbatimi i kontratave.
Në të gjithë rajonin kostoja mesatare për të nisur një biznes është ulur nga 22 në 13 për qind të të ardhurave mesatare për frymë. Koha mesatare që nevojitet për të përpunuar lejet e ndërtimit dhe për të regjistruar pronën është reduktuar me më shumë se një muaj.
Ndërsa asnjëri prej qyteteve nuk ka rezultate të mira në të katër indikatorët e matur, në rajon është më lehtë të marrësh lejet e ndërtimit në Niksic (Mali i Zi) dhe të transferosh pronën në Balti dhe Kishinau (Moldavi). Shkupi (Ish-Republika Jugoslave e Maqedonisë) dhe Banja Luka (Bosnje-Hercegovinë) kanë bërë progresin më të madh duke realizuar reforma në fushën e biznesit në të katër fushat e vlerësuara.
Nga ana tjetër, është më e vështirë të nisësh një biznes në Prishtinë (Kosovë), të regjistrosh pronën në Mostar (Bosnje-Hercegovinë) dhe të zbatosh një kontratë në Prizren (Kosovë).
Kurse marrja e lejeve të ndërtimit është më e vështirë në Beograd (Serbi). “Ekonomitë konkurruese nuk mund të mbijetojnë si ishuj”, tha Augusto Lopez Claros, Drejtor për Indikatorët dhe Analizën Globale në Grupin e Bankës Botërore. “Ndarja e përvojave për reformat është një mundësi për të përmirësuar konkurrencën në nivel kombëtar dhe rajonal”.