E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të bukurat e Holokaustit

14 garuese deri në moshë 97 vjeçare kanë mbajtur të enjten në mbrëmje një garë bukuria për titullin e kurorës, që mund të quhet me një titull jo edhe aq e shijshëm: “Miss e mbijetuara e Holokaustit”. Kritikët thanë se ngjarja është e pazakonshme, mirëpo organizatorët thanë se kjo ishte një festë që ato ta shijojnë jetën.

Konkurruan afërsisht 300 gra, por vetëm 14 prej tyre arritën që të hynë në rundin final. Izraeli të enjten ishte mikpritës i një ngjarje interesante bukurie të quajtur “Miss e mbijetuar e Holokaustit”.

Emri vetvetiu mund të tingëllojë si skandal por organizatorët e ngjarjes kanë thënë se kjo ishte një festë për mbijetimin e tyre. Ende, kjo ngjarje është temë e shumë medieve hebraike dhe po konsiderohet kontraverze.

“Mua më tingëllon si ngjarje makabre”, thotë Colette Avital, kryetare e grupit të të mbijetuarave në Holokaust për Associated Press. “Jam në favor për të pasuruar me aktivitete jetën e tyre, por në njëfarë mënyra gara është maskaradë e të mbijetuarve me veshje të bukura dhe kjo nuk i bën krenare ato për jetën e tyre”.

Fitueset janë zgjedhur në bazë të përvojave të tyre personale, suksesi i tyre në rindërtimin e jetës pas luftës dhe kontributin e tyre të fundit në komunitetin e tyre lokal, thotë organizatori i garës Shimon Sabag, duke shtuar se kjo paraqitje është vetëm një pjesë e vogël e kësaj gare.

“Fakti që kaq shumë ka pasur garues tregon se ideja ishte e mirë”, thotë Sabag për AP.

Gara u zhvillua në Haifa, ku 600 njerëz kishin marrë mundin për ta shikuar spektaklin, përfshirë edhe anëtarët e qeverisë së Izraelit, Mosche Kahlon dhe Yossi Peled, që edhe vet janë të mbijetuar të Holokaustit.

Garueset gjatë paraqitjes kanë përshkruar horrorin që kanë mbijetuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fituesja ishte 79 vjeçarja Hava Hershkovitz, e cila arriti të shkoj në Rumani gjatë luftës.

“Nuk është e lehtë në këtë moshë që të jesh në një garë bukurie, por ne po e bëjmë këtë spektakël sepse jemi ende gjallë”, tha ajo.

Ajo e ka marrë këtë çmim nga juria e përbërë nga katër anëtarë, në të cilën përfshiheshin edhe tri ish bukuroshe dhe një psikiatre, e cila ishte e specializuar për të mbijetuarit e Holokaustit.

Shimon Sabag është edhe kryetar i organizatës “Helping Hand” dhe ka refuzuar që të merret me kritikat duke thënë se gratë janë ndier mirë pavarësisht kritikave.

“Ato ndihen mirë së bashku. Kanë kaluar kohë të mirë dhe gjatë gjithë provave kanë qeshur”, thotë ai.

Afërsisht 200 000 të mbijetuara të Holokaustit jetojnë në Izrael sot.

“Ne po shijojmë jetën”

Pjesëmarrëset në këtë garë kanë qenë nga 74 deri n 97 vjet. Muzika luante dhe gratë defilonin të lumtura dhe të buzëqeshura në tepihun e kuq që ishte shtruar enkas për to. Pastaj ata tregonin përvojat e tyre gjatë Luftës së dytë Botërore.

“Kam pasur privilegjin t’i tregoj botës që Hitleri dëshironte të na zhdukte si popull por ne mbijetuam”, thotë 74 vjeçarja Esther Libber.

“Ta ne shijojmë jetën. Falënderojmë Zotin që jemi këtu”.

Libber ishte detyruar të largohet nga shtëpia si një fëmijë kur nazistët erdhën dhe i dëbuan ata në mal, ku ajo ishte shpëtuar nga një grua polake. Ajo kishte humbur tërë familjen në Holokaust.

Hava Hershkovitz, fituesja është me nënshtetësi rumune dhe po Holokaustit ka kaluar edhe tri vite në jnë kamp koncentrimi në Bashkimin Sovjetik dhe sot jeton në një shtëpi që është ndërtuar me ndihmën e Shoqatës Helping Hands dhe është banorja më e vjetër e Holokaustit që jeton në Haifa.

“Ky vend është plot me të mbijetuar të atij j kampi”, thotë Hershkovitz për AP.

“Kjo na lë në qendër të vëmendjes kështu që njerëzit kujdesen për ne. Nuk është e lehtë në këtë moshë të mbahet një garë bukurie, por ne e bëjmë më tepër spektaklin për të treguar se jemi këtu, jemi ende gjallë”.

Sponsor i spektaklit ishte një firmë kozmetike gjë që edhe më shumë nxit polemika n media. Një notë kritike për një kompani që promovonte produktet e saj tek njerëzit që i mbijetuan masakrës më të madhe në botë.

“Pse të përdoret një garë bukurie për të treguar se këta njerëz që mbijetuan janë edhe trima dhe gjallë?”, pyet Lili Haber, e cila po ashtu është njëra prej organizatorëve që jep ndihmë për të mbijetuarit e Holokaustit.

“Mendoj se kjo është e tmerrshme”, thotë ajo

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›