Të burgosurit nuk vuajnë mungesën e komunikimit
Të burgosurit nuk vuajnë jo vetëm dënimin, forcën fizike por edhe mungesën e komunikimit. Ky hendek ndeshet më tepër tek ata që kanë një kohë të gjatë që jetojnë në istiucionet e izoluara ku kontakti me botën e jashte dhe familjarët është më e paktë. Sipas një studimi të kryer nga profesori i departamentit të gazetarisë Zylyftar Bregu, burgjet kanë nevojë për më shumë psikologë dhe punonjës social.
Ndërsa drejtori i përgjithësh i burgjeve Gazment Dibra thotë se duhet të përmirësohet mënyra e komunikimit me të burgosurit, e cila është edhe një nga 12 kriteret për Integrimin e Shqipërisë në BE.
Elementi dhunë dhe heshtja e imponuar, sipas studimit, është parë në disa institucione si burgje, spitale, kampe refugjatësh dhe azile.