E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmija me leuçemi, fotoja përlot botën

 Kërkesa e thjeshtë e një nëne ka zgjuar fantazinë e e shumë përdoruesve të internetit e ka përlotur shumë të tjerë. Kam një kërkesë: Kjo është vajza ime dhe ky është shoku i saj i ngushtë, i cili sapo është diagnostikuar me leuçemi. A mund ta modifikoni foton me Photoshop, për ta shndërruar në diçka më argëtuese, i është drejtuar nëna e vajzës komunitetit online të Bbilbay.

Kjo ka mjaftuar që njerëzit të përdorin fantazinë për ta shndërruar në foto që kanë lënë pa fjalë jo vetëm dy protagonistët e vegjël, por mijëra përdorues të internetit. Sfondi i fotove i çon vogëlushët herë në pikturat e Van Gogut, herë në peisazehe që të lënë pa frymë e herë të aventura fantastike.

Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë që keni bërë, ka shkruar babai i vajzës në faqen e internetit. – Gruaja ime ka qarë për një orë rresht. Ndërsa për dy fëmijët, surpriza ka rezervuar shumë buzëqeshje.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›