E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të çmendur pas Facebook

Përdoruesit e internetit në Maqedoni, Mal të Zi e në Shqipëri, shënojnë rekord në përdorimin e Facebook, raporton Balkan Insight. 90 përqind e përdoruesve të internetit kanë një llogari në Facebook.

Kështu, nëse në Maqedoni ka 1.05 milion përdorues, nga këta 878 mijë kanë një llogari në Facebook. Kurse në Shqipëri, nga 1.3 milion përdorues, 1.05 milion kanë një llogari në Facebook.

Ndryshe ndodh për shembull në Gjermani, vendi që ka më shumë përdorues të internetit në mbarë Europën. Nga 65 milion përdorues, vetëm 19.5 prej tyre kanë një llogari në Facebook.

Të dhënat e Internet World Stats tregojnë se penetrimi i internetit në Shqipëri është në nivele të kënaqshme. 43.4 përqind e shqiptarëve përdorin internetin. Sllovenia është në krye me 64.9 përqind, 50.1 përqind në Kroaci, 47.9 përqind në Bullgari dhe 46.2 përqind në Greqi. Në fund është Bosnja me 31.2 përqind dhe Kosova me 20.7 përqind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›