Berisha “no comet” paketës “Rama”
27/09/2011 Kryeministri mbledh grupin parlamentar. Përmbledh rezultatet e vizitës në Nju-Jork
“Të hapur për ta konfrontuar rregulloren tonë nen për nen me të Parlamentit Evropian”
Kryeministri Berisha u deklarua dje i hapur për të bashkëpunuar dhe dialoguar me opozitën vetëm për dy pika nga 10 të tilla që opozita prezantoi disa ditë më parë në shkëmbim të votës për ligjet që kërkojnë 84 vota: atë të reformën zgjedhore dhe Rregullores së Kuvendit. Për të parën shefi i ekzekutivit u deklarua i hapur për të bashkëpunuar me opozitën sipas rekomandimeve të OSBE–ODIHR-it, ndërsa për Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë Berisha u shpreh i hapur për krahasimin e çdo neni të tij me të njëjtin dokument të praktikës evropiane dhe botërore. “Dua të theksoj se po bëhet progres dhe jam i bindur se do të ketë progres në bashkëpunimin në reformën zgjedhore, ku mazhoranca ka qenë gjithnjë e hapur dhe mbetet e hapur të punojë me opozitën dhe të gjithë faktorët e rëndësishëm të kësaj shoqërie për të adresuar një nga një të gjitha rekomandimet e OSBE–ODIHR-it të dy zgjedhjeve të fundit. Për sa i përket rregullave të parlamentit, duhet të garantoj çdo shqiptar se, ndonëse Rregullorja e këtij parlamenti është në standardet më të larta demokratike, ne jemi të hapur për ta konfrontuar atë nen për nen me rregulloren e Parlamentit Evropian dhe standardet më të larta të Evropës dhe të botës që ekzistojnë. Uroj dhe shpresoj që nga këto standarde të udhëhiqen dhe frymëzohen dhe opozita në parlamentin e vendit”, - deklaroi kryeministri menjëherë pas kthimit nga vizita një javore në Nju-Jork, ku mori pjesë në sesionin e 66-të të OKB-së. Ai nuk preku në asnjë fjali të tijën gjatë dy orëve të fjalës që mbajti para grupit parlamentar të Partisë Demokratike për paketën “Rama” dhe pikat e këtij pakti të ofruar nga opozita për integrimin e vendit. Pjesën kryesore dhe më të madhe të fjalimit të kryeministrit e zunë aktivitetet, takimet dhe rezultatet e vizitës së tij në Nju-Jork. Ai përmendi se çështja më kryesore e asamblesë ishte çështja e konfliktit izraelito-palestinez. Ne, siç dihet, kemi mbështetur dhe mbështesim dy shtete të pavarura, për ne janë dy kombe mike, si kombi hebre, ashtu dhe kombi palestinez. “Përgjegjës kryesor për sigurinë në botë janë SHBA-të. Qeveria shqiptare ka votuar dhe do të votojë së bashku me mikun dhe aleatin e saj të madh të gjitha problemet e mëdha të sigurisë në botë, ndaj dhe ne nuk mund të votonim rezolutën. Ne i kemi miq palestinezët, por fakti që pas depozitimit të saj kuarteti SHBA, BE, Rusia dhe OKB ia dolën të lëshojnë një deklaratë të përbashkët, e cila në të vërtetë përmban realisht një hartë rruge për të finalizuar procesin brenda vitit 2012, uroj dhe dëshiroj që presidenti Abaz të pranojë këtë dokument, sepse përpjekjet për të shtyrë procesin jashtë dialogut direkt dhe rolit të SHBA-ve dhe faktorëve të tjerë të kuartetit nuk janë produktive”, - tha Berisha për këtë çështje.