Të “çmendur” pas hekurave, nga Ahmet Zogu te Ilir Meta
Sekretari Kraja: “Më Federatën Europiane krenoheshin me Metën”
Zyrtarisht Federata Shqiptare është themeluar në vitin 1949 nga Rexhep Ramaj dhe Luigj Shala, por përpara kësaj date, një foto e rrallë e koleksionit “Marubi” bën lajm. “Rexhep Ramaj dhe Luigj Shala konsiderohen si themeluesit e peshëngritjes shqiptare në vitin 1949, duke e vendosur këtë sport në shina të forta dhe rezultate të larta, bazuar në traditat dhe karakterin e fortë të shqiptarëve”, - thotë Ilir Kraja, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Federata këtë vit feston 60-vjetorin, festimet e të cilës do të bëhen në fund të vitit.
SKËNDERBEU
Kraja shkon më larg, gati 550 vjet më parë, madje të befason me atë që thotë. “Në revistën për peshëngritjen që publikon Federata Europiane e Peshëngritjes, flitet edhe se Skënderbeu ishte një i apasionuar i madh i shtangës, kuptohet jo kësaj që njohim sot, por i ngritjes së hekurave duhet thënë më saktë, duke e bërë një normë edhe në ushtrinë shqiptare, kjo dhe në sensin e përgatitjes fizike”
AHMET ZOGU
Mbreti i shqiptarëve, Ahmet Zogu (1928-1939) ka qene i apasionuar pas peshëngritjes. Një foto e madhe e Zogut (lindi, më 8 tetor 1895, vdiq më 9 prill 1961) ndodhet edhe në zyrën e sekretarit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Ilir Kraja, por e njëjta foto është publikuar edhe në revistën e Federatës Europiane të Peshëngritjes. Kraja thotë: “Ahmet Zogu e ka ushtruar sportin e peshëngritjes, por këtë më tepër e ka bërë më tepër si një ushtrim gjimnastikor, për të mbajtur trupin në formë”. Sipas speciales së botuar nga kjo revistë, peshëngritja shqiptare i ka fillimet e saj deri në kohën e Zogut. Njerëzit janë ushtruar me ngritjen e peshave. “Kjo tregon se ky sport ka një traditë të gjatë në Shqipëri, por dhe dëshirën e vazhdueshme të shqiptarëve për tu marrë me këtë sport”, - thotë Kraja.
ILIR META
Ministri i Jashtëm e njëherësh edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë aktuale, Ilir Meta, ka ushtruar sportin e peshëngritjes në rininë e tij. “Edhe Meta, i cili më parë dhe ka qenë kryeministër (1999-2002), ka qenë peshëngritës, fillimisht me Tiranën, e më pas me te Dinamo e Partizani, për një periudhë të shkurtër. Pavarësisht se nuk ka pasur ndonjë rezultat, ka qenë një sportist i apasionuar. Edhe forma trupore e tij tregon qartë se ka një trup ideal peshëngritësi. Ia vlen të theksoj një fakt, - thotë Kraja, -kur Ilir Meta u bë kryeministër, në Federatën Europiane të Peshëngritjes, është diskutuar me krenari, pasi edhe për ata ishte kënaqësi që një peshëngritës është bërë kryeministër. E përmendnin shpesh që Shqipëria ka kryeministër një peshëngritës”
Markus Stefën, nga
peshëngritës në president
Nga peshëngritës në president të Republikës. Kjo është ngjitja e jashtëzakonshme e presidentit të shtetit Nauru në zonën e Oqeanisë, Markus Stefën. “Nauru është një nga shtetet më të vogla të botës, vetëm 10 mijë banorë”, -thotë ish-peshëngritësi president, ëndrra e të cilit ishte të bëhej kampion bote në shkëputje. “Peshëngritja është gjithmonë pjesë e jetës sime. Krerë shtetesh, zëvendëspresidentë vendesh, ministra, apo dhe një njerëz të biznesit në rajonin e Paqësorit e kanë dëgjuar emrin tim”, - thotë Stefën, një pjesëmarrës i rregullt në gjashtë kampionate botërore të peshëngritjes dhe i diplomuar në menaxhim biznesi. Nauru ka rezultatin më të mirë, vendi i 7-të në Kampionatin Botëror të vitit 1999 të zhvilluar në Athinë, pesha 62 kg, 300 kg në dygarësh, teksa në stilin e shkëputjes me 172.5 kg fitoi medaljen e argjendtë. Në total peshëngritësi-president, i cili ka marrë pjesë dy herë në Lojërat Olimpike, “Barcelona 2002” për Samoan dhe “Sidnej 2006” për Naurunë, fitoi 12 medalje të arta në Lojërat e Oqeanisë, dukë u futur përjetësisht në Sallonin e Famës të Peshëngritjes.
Të larguarit e mëdhenj të Shqipërisë
Në një nga numrat e revistës të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, “World Weghtligting” (numri 4 i vitit i 2004, revista del katër herë në vit) në kopertinë shfaqet greku Piro Dimas (apo më saktë, shqiptari Piro Dhima) i veshur në blu helene, me një kurorë dafine në kokë e një medalje të artë në gjoks. Me 3 medalje të arta olimpike e 1 bronzi, ai është olimpisti më i mirë i të gjitha kohërave në sportin e peshëngritjes. Aktualisht, Piro Dhima është presidenti i Federatës Greke të Peshëngritjes. Deklarimi i tij “Ja tin Elladha”, kur himarjoti fitoi medaljen e parë të tij në Lojërat Olimpike të Barcelonës, i siguroi atij gradën e gjenerali të ushtrisë greke, një pension të përjetshëm dhe benefice të panumërta në atdheun e tij të ri. Viktor Mitro, Luan Shabani, Agron Xhelili janë dhe shtangistët që i dhanë medalje Greqisë, pavarësisht se ishin formuar si sportistë në Shqipëri.
Ilir Suli, vendi i 5-të në “Sidnej 2000”
Ilirjan Suli është peshëngritësi shqiptar që ka mundur të arrijë rezultatin më të mirë në Lojërat Olimpike. Suli, i cili garoi në peshën deri në 77 kg, me 355 kg të ngritura në dygarësh, zuri vendin e pestë në Lojërat Olimpike të Sidnejit në vitin 2002. Medaljen e artë në këtë peshë e fitoi kinezi Zhan Xugang (367.5 kg në dygarësh) dhe atë të argjendit e fitoi shqitpari i natyralizuar si grek, Viktor Mitro (Viktor Mitrou) po me 367.5 kg. Në peshën 85 kg, medaljen e artë në Sidnej e fitoi shqitpari i natyralizuar si grek, Piro Dhima (Piros Dimas) me 390 kg në dygarësh. Për peshën 62 kg, shqitpari i natyralizuar si grek, Luan Shabani (Leonidas Sabanis) fitoi medaljen e argjendtë (317.5 kg).
Romela, nga artiste cirku e 6-ta në botë
Kur Romela Begaj përfundoi garën e saj në Lojërat Olimpike të Pekinit (2008), shqiptarja e bukur, fotografët e gjithë botës fiskuan përjetësisht në celuloid një rrotullim të saj tipik për një gjimnaste. Fotoja bëri xhiron e botës, duke zbuluar edhe një të kaluar jo pak interesante të saj: artisten e cirku të Tiranës. Sot, Romela është peshëngritsja me famshme në Shqipëri. Madje së bashku edhe me Fetije Kasajn, formojnë një dyshe, që pa e ekzagjeruar aspak, do të mbeten në historinë femërore të shtangës shqiptare. Kraja: “Është sportistja femër që ka arritur nivelin më të lartë në Shqipëri, doli e 6-të në Olimpiadën e Pekinit”.
Pampuri, kampioni i parë botëror
Ymer Pampuri, sipas sekretarit Kraja, mund të konsiderohet edhe si peshëngritësi i parë i madh i shqiptar. Pampuri, sot 65 vjeç, në Lojërat Olimpike të Munihut (1972) vendosi një rekord olimpik duke ngritur, më 29 gusht të vitit 1972, 127.5 kg, duke qenë njëherësh edhe kampioni i parë shqiptar i botës, përsa i përket peshëngritjes. Një arritje fantastike kjo gjatë regjimit komunist. “Mbetet një sportist i madh dhe i respektuar”, - thekson Kraja.
BREZI I PARË
Po i brezit të parë të peshëngritjes është edhe Përparim Feruni. “Shqipëria është një shembull i mirë në Europë”, Vendi ynë ka nxjerrë një numër të madh sportistësh cilësorë dhe ka krijuar shkollën e tij të peshëngritjes”,- thotë drejtori teknik i FSHF-së, Përparim Feruni, i cili dhe vetë ka qenë një sportist i nivelit të lartë në peshën deri në 60 kg dhe me një karrierë të gjatë 15-vjeçare. Ymer Pampuri, Gudar Beqiraj, Vasil Hoço, Hysen Cenaj janë emrat e mëdhënj të viteve 1970-1980.
BREZI I DYTË
Lista e të mëdhenjve që kanë konkurruar denjësisht në aktivitete ndërkombëtare vazhdon me Muharrem Berisha, Mirjan Hakani, Aleksandër Kondo, Erlin Nikolla, Fatmir Bushi, Arben Kokonozi, Agron Haxhihyseni, Adem Toska, duke fituar medalje në Europë, përfshirë kampionatet europiane, ballkanike apo Lojërat Mesdhetare.
BREZI I TRETË
Sipas Krajës, në brezin e dytë mund të rreshtohen Piro Dhima, Luan Shabani, Viktor Mitro, Agim Xhelili, Robert Daka dhe Lefter Koka.
BREZI I KATËRT
Ilir Suli, Ilir Kafarani janë më të spikaturit e këtij brezi.
BREZI I PESTË
Erkand Qerimaj, Gert Trasha, Theoharis Trasha, Taulant Çerepi, Ervis Tabaku, Arjan Bershanaj, Andri Haxhihyseni, Zylyf Zylufi, Fetije Kasaj, Romela Begaj.
BREZI I GJASHTË
Daniel Godelli, Xhulio Prroni, Hysen Pulaku, Romario Avdiaj, Arduen Hoxha, Krenar Shonaj, Sherjana Ruci.
19 Tetor 2009