Erkand Qerimaj, juristi i shtangës
Shkodrani 21-vjeçar është peshëngritësi shqiptar që ka fituar më shumë medalje. 14 vjeç u shpall kampion i Europës. Deri tani studenti numëron 26 medalje
Kur ishte vetëm 14 vjeç dhe peshonte vetëm 49 kg, por plot muskuj, në gusht të vitit 2002, Erkand Qerimaj u shpall kampion i Europës në Kampionatin Europian të zhvilluar në Nisë të Francës. Atëherë një billboard i madh me imazhin e shkodranit të vogël në majën e podiumit me flamurin shqiptar hedhur pas krahëve u vendos në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mu te ura pranë Hotel “Dajtit”, duke fituar admirimin e të gjithëve, por dhe duke dhënë sinjalin se një kampion tjetër i madh i shtangës po i vinte Shqipërisë, pikërisht në brezin e saj të pestë.
Sot, pas shtatë vitesh, 21-vjeçari Qerimaj, student në vitin e katër juridik të Universitetit “Marin Barleti”, sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Ilir Kraja, është dhe peshëngritësi shqiptar që ka koleksionuar më shumë medalje në aktivitetet ndërkombëtare: në kampionate europiane e botërore.
“Janë 26 të tilla, - thotë me emocion, Qerimaj – ndihem me të vërtetë krenar për gjithçka kam arritur. Është fryt i një punë të jashtëzakonshme dhe tepër të lodhshme. Të punosh me hekurat kërkon sakrifica të mëdha fizike dhe angazhim të madh”.
Kampioni i shumëfishtë ka nisur të provojë “shijen e ftohtë” të boshtit të shtangës, tepër i vogël, qysh në moshën 10 vjeç. “Në fakt, Shkodra ka pasur shumë peshëngritës të mirë. Kam pasur edhe unë idhujt e mi. Kur ishim të vegjël në palestër kishim një peshëngritës shumë të mirë, Rrnato Sylkjan. Por dhe Hasim Belinova e Faruk Kalleshi kanë pasur rezultate shumë të larta për kohën e tyre”.
Qerimaj është shtangisti i vetëm shqiptar që mban mbi shpinë dy rekorde botërore për të rinj. Durrsaku Erlin Nikolla, një emër i famshëm i peshëngritjes shqiptare të viteve 1980-1990, sot në SHBA, gjatë një interviste të dhënë në vitin 2006 për “Albanian”, pohonte se Shqipëria e tashmë e ka një pasues të denjë të Piro Dhimës, duke përmendur emrin e Erkand Qerimajt. “Ky, po. Do të bëhet një kampion i madh, veçse duhet të trajtohet me shumë kujdes. Duhet t’i jepet ndihma e nevojshme. Ka për t’ua shpërblyer”. Ky parashikim është sot një realitet i prekshëm, “realitet medaljesh”
“Nuk e harroj kurrë”
E ka shijuar të parën kur ka fituar titullin e kampionit të Europës për moshën U-16, në vitin e 2002, dhe kur ishte vetëm 14 vjeç.
Medalja e parë e tij është ajo e marrë në Austri, në maj të vitit 2002, kur garoi në peshën 50 kg në “Fulda International Meeting”. Rezultatet: 77.5 në shtytje, 97.5 kg në shkëputje, 175 kg në total.
Tre muaj më pas, në Kampionatin Europian U-16 të zhvilluar në Francë, gusht 2002, Qerimaj ngriti në shkallën “1” të podiumit flamurin e Shqipërisë: 77. në shtytje, 102.5 kg në shkëputje, 177.5 kg në total, kampion i Europës.
Por, si e ka përjetuar titullin e parë kampion të Europës, vogëlushi Qerimaj: “Ishte një ndjenjë tepër e veçantë sepse isha vetëm 14 vjeç. U shpalla kampion Europe dhe po ngrija flamurin shqiptar. Një moment që nuk do ta harroj kurrë”.
Pas një viti, gusht 2003, në Dortmund të Gjermanisë për Kampionatin Europian U-17 fiton 3 medalje të arta në kategorinë deri në 56 kg. Seriali i medaljeve vazhdon në Norvegji, për Europianin U-17: 3 medalje bronzi. Në 2005-n, në Sofia të Bullgarisë, por për U-47, fiton 3 medalje argjendti dhe po në këtë vit, në Trençin të Sllovakisë për Kampionatin Europian për të Rinj zë vendin e dytë, duke marrë 2 medalje argjendti.
“Rekorde botërore”
2006-ta është sërish një vit suksesi për shkodranin asokohe vetëm 18-vjeç: vendi i dytë në Kampionatin Botëror për të Rinj të zhvilluar në Pekin, dhe i shoqëruar me 1 medalje të artë në shkëputje e 1 medalje argjendi në dygarësh.
Në vitin 2007 përsëritet e njëjta “skemë”, por kësaj radhe në Çeki: vendi i dytë në Kampionatin Botëror për të Rinj, dhe i shoqëruar me 1 medalje të artë në shkëputje (kampion bote, 175 kg në shtytje) e 1 medalje argjendi në dygarësh.
2008-a ofron një tjetër medalje argjendi për Qerimaj në Kali të Kolumbisë, po për Kampionatin Botëror për të Rinj: 185 kg në shtytje në kategorinë e peshës 77 kg.
“Edhe pse isha i mësuar tashmë me medalje, gjithmonë i kam përjetuar me një ndjenjë të veçantë gëzimi dhe krenaria medaljet, pasi në të vërtetë ato janë synimet e çdo sportisti”, - thotë Qerimaj, dy herë nënkampion i botës për të rinj, në kampionatin e 32-in në vitin 2006 (garoi në 69 kg) dhe në të 33-in, në vitit 2007 (garoi në 77 kg).
Në fakt, rezultati më i mirë i të cilit si peshë të ngritur (jo si renditje) është në dygarësh 345 kg, i arritur pikërisht në Kampionatin Europian për të rritur të zhvilluar në Lignano të Italisë, pavarësisht se nuk fitoi medalje, pasi u rendit i katërti, por duke pasur kundërshtarë të mëdhenj: dy rusë (vendi i parë, 362 kg dhe i tretë, 355 kg) e një armen (vendi i dytë, 361 kg).
Në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, Qerimaj garoi në peshën deri në 77 kg, duke u renditur i 13-ti në planet duke ngritur në dygarësh 341 kg.
“Kam ‘Muze’ në shtëpi”
“Sporti ynë ka traditë në peshëngritje dhe kjo vlen jo pak për sportistët, pasi kanë përpara tyre shembuj dhe arritje. Faktikisht nuk kam model. Më pëlqen karakteri dhe të gjitha gjërat që bëj vetë, - shton Qerimaj, i cili në Kampionatin Europian për të rinj në Durrës (2008), Qerimaj pronësoi tre medalje ari: 151 kg në shtytje, 185 në shkëputje, 336 në dygarësh, duke u shpallur edhe sportisti më i mirë i aktivitetit.
Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj shpallet kampion i trefishtë i Europës në Kampionatin e 34-t Europian të Peshëngritjes për të Rinj. Qerimaj tri medalje të arta në stilin e shkëputjes, shtytjes dhe në dygarësh, duke mos pasur asnjë rival potent në peshën 77 kg ku konkurron.
Peshëngritësi shkodran garoi në peshën deri 77 kg së bashku me 18 sportistë të tjerë nga vende të ndryshme të Europës. Ai la pas peshëngritësin Andrej Mollçanov nga Rusia me 332 kg dhe Agasi Aghasian nga Armenia me 327 kg.
2009-a shton në gjoksin e Qerimajt edhe dy medalje të tjera, 1 ari dhe 1 argjendi në Kampionatin Europian për të Rritur në Bukuresht të Rumanisë, ndërkohë që në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009”, Qerimaj rrëmben 1 medalje ari dhe 1 medalje argjendi.
26 medalje në total i kanë krijuar një “muze” të vogël në shtëpinë e djaloshit shkodran. Por cilat veçon Qerimaj më shumë: “Sigurisht, medalja e parë e artë në Francë ka vendin e saj, por më të rëndësishmet janë të marra në kampionatet botërore të rinjve dhe ato të fituara në Lojërat Mesdhetare të Peskarës. Më të rëndësishmet janë ato që janë marrë në Kinë, Pragë dhe Kolumbi për të rinjtë e në Rumani e Peskara për të rritur”.
BOTËRORI I KORESË,
SFIDA E RADHËS
Kampionati Botëror për të Rritur në Gojang të Koresë së Jugut, 16-28 nëntor është dhe sfida e radhës jo vetëm për Qerimajn, por dhe për Ervis Tabakun e Romela Begajn. “Kjo është gara më e fortë, e për medalje është shumë e vështirë. Marrin pjesë peshëngritësit më të mëdhenj të botës. Gjithsesi, sfida është e hapur. Varet edhe si do të ecin përgatitjet në këtë periudhë, por dua të theksoj se kjo është gara më e fortë pas Olimpiadës së Pekinit”.
DY REKORDE BOTËRORE,
TË VETMET SHQIPTARE
“Në vitin 2005 kam thyer dy rekorde europiane për paratërinjtë, pasi atëherë nuk ka pasur kampionate botërorë, por ajo që më jep më shumë krenari është fakti që kam thyer edhe dy rekorde botërore për të rinj. Këto janë të vetmet për Shqipërinë. Këto rekorde janë të regjistruar edhe në faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes”, - thotë Erkand Qerimaj, që më 345 kg të ngritur në dygarësh është peshëngritësi i 17-të në botë për të rritur, për vitin 2008, kjo sipas Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes. I pari është koreani SA Jae-Hyouk me 366 kg.
19 Tetor 2009