Te dashur anetare te Rinise Eurosocialiste Shqiptare ! Mbetet gjithnje nje kenaqesi e veçante per mua te ndodhem mes jush, vecanerisht ne dite festash dhe gezimesh si kjo e sotmja, ne te cilen vij

Te dashur anetare te Rinise Eurosocialiste Shqiptare !
Mbetet gjithnje nje kenaqesi e veçante per mua te ndodhem mes jush, vecanerisht ne dite festash dhe gezimesh si kjo e sotmja, ne te cilen vij qe t'ju uroj ne emrin tim personal dhe te Partise Socialiste Shqiptare qe kryesoj.
Kongresi juaj i peste eshte nje veprimtari e rendesishme ne jeten e Partise Socialiste dhe te gjithe shoqerise shqiptare. Ky kongres po tregon jo vetem vrullin qe ju karakterizon, por qendrueshmerine dhe vendosmerine per te vazhduar se bashku me Partine Socialiste dhe institucionet e tjera te shoqerise shqiptare reformen e gjithanshme euroatlantike te ketij vendi.
Ky reformim po jep tashme rezultate te prekshme ne hapat integrues qe po hedh Shqiperia ne institucionet e botes moderne. Me grinten tuaj, me vrullin qe ju karakterizon, ju keni luajtur nje rol te madh qe, se bashku me strukturat drejtuese te Partise Socialiste, ta modernizoni ate dhe ta europianizoni gjithe shoqerine shqiptare. Per kete arsye eshte kenaqesia ime e veçante qe t'ju deklaroj te gjitheve anetaret me te rinj te Partise Socialiste te Shqiperise.
Me kete, natyrshem, nuk dua aspak te "disiplionoj" me rregulla te ngurta partie vrullet tuaja rinore, qe jane te rendesishme dhe jetike per te ardhmen e partise, perkundrazi, sikunder kemi vepruar edhe ne te kaluaren, ne do te vazhdojme ta mbajme te hapur porten e Partise per kontributet tuaja, qe nuk e lene partine te plaket. Vetem ne kete menyre, me veprimin tuaj politik dhe konkurues, ne mund te sigurojme thellimin e reformes se Partise dhe, ky reformim, per shkak te rregullave te lojes ne nje shoqeri demokratike, do te shfaqet medoemos ashtu si deri me sot, edhe ne vete politikat qeverisese te vendit.
Me ju ne krah, ne jemi ndjere jo vetem me te rinj, por edhe me prane nje mentaliteti te ndryshem dhe bashkekohor. Historia e zhvillimeve politike boterore ka deshmuar se nje parti, sado e madhe dhe e forte te jete, mpaket dhe tkurret kur i mbyll dyert per mentalitetet alternative dhe per me te rinjte. Ne jemi te vendosur qe te mos lejojme qe kjo te ndodh me partine tone, sepse jemi te vendosur ne rrugen tone per t'u bere pjese e shoqerive euroatlantike.
Realizimi i ketij synimi madhor kerkon para se gjithash nje mentalitet te ri, i cili zakonisht eshte prone e brezave te rinj, por qe realizohet vetem permes perplasjeve dhe shkembimeve qe ndodhin me te tjeret. Te mendosh se mosha dhe vetem mosha eshte vlera baze per ndryshime eshte gabim. Per kete arsye, si miku juaj, ju kam mbeshtetur dhe do te vazhdoj t'ju mbeshtes ne rrugen qe ju keni zgjedhur vete, per nje formim me te plote dhe te gjithanshem, konkurrues dhe bashkekohor. Ju kam mbeshtetur dhe do te vazhdoj t'ju mbeshtes ne shpirtin tuaj te ndryshimit per te cilin ka shume nevoje Shqiperia, pasi vetem me kete shpirt ndryshimi ne mund te realizojme se bashku projektet tona ambicioze.
Edhe per kete arsye, duke respektuar detyrimet qe burojne nga vete standartet e reja te jetes shqiptare, ju kujtoj se tashme qe kontributi juaj ne reformimin e Partise eshte i prekshem, ju duhet me shume pune dhe me shume shpirt konkurence, pasi do t'ju duhet te konkuroni jo vetem brendaperbrenda, pra me antaret e Partise se nje brezi tjeter, por edhe me bashkemoshataret tuaj, qe kane bere emer ne politike.
Keshtu rruga juaj behet me e veshtire, por edhe me e bukur. Duket ne pamje te pare nje situate paradoksale, por kjo eshte e vertete. Kontributi qe ju keni dhene per reformimin e Partise Socialiste e ka bere me te veshtire konkurimin tuaj. Me kete nuk dua te them aspak se e ka bere kete konkurim te pamundur, perkundrazi. Ju duhet te aftesoheni edhe me. Ju duhet te deshmoni po ato vlera europiane qe Partia Socialiste mbart ne vetvete, siç jane solidariteti njerezor, qe nuk e vret konkurencen e hapur; siç jane edhe cilesite e Internacionales Socialiste Nderkombetare, ku ne tashme jemi anetare.
Kohet e fundit Shqiperia ka bere hapa te spikatur ne rrugen e saj drejt integrimit euroatlantik. Prova me kulmore per kete sa per tu ndalur, ka qene hapja zyrtare e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE, qe u realizua me viziten e Presidentit te Keshillit te BE-se, zotit Romano Prodi me 31 janar te ketij viti, si dhe vizita e djeshme e Sekretarit Amerikan te Shtetit Kolin Pauell.
Ne keto arritje jane te misheruara perpjekjet e te gjitheve, perpjekjet tuaja gjithashtu. Veçanerisht ne to jane misheruar perpjekjet e Partise Socialiste, e cila permes nje procesi te panderprere reformimi te vetvetes, reformoi dhe e ngriti ne nivele konkuruese politiken, qeverisjen dhe shoqerine shqiptare. Por, pikerisht ne keto arritje, qendrojne edhe detyrimet per ne si qeverises te vendit, per te gjithe shoqerine shqiptare, pra edhe per ju.
Mesazhi qe buron per ju prej ketyre zhvillimeve eshte shumedimensional: Ju tashme duhet te aftesoheni jo vetem te konkuroni me ne, apo me grupimet e tjera politike, por ju duhet te aftesoheni te konkuroni pikerisht mbi bazen e ketyre niveleve, ku ne synojme te integrohemi: ju duhet te konkuroni edhe me moshataret tuaj, qe tashme studiojne jashte shtetit, por duhet te mesoheni te konkuroni edhe me te rinjte socialiste te Europes dhe te vendeve te tjera te zhvilluara.
Procesi integrues nuk mund te realizohet vetem me integrimin e nje shtrese, apo te nje partie, nuk mund te realizohet vetem me integrimin e institucioneve te Ekzekutivit apo te strukturave te tjera te shtetit. Integrimi i nje shoqerie ne zhvillimet globale permbushet vetem atehere kur te gjitha strukturat e saj, pra edhe ju, te behen kompatibile dhe interaktive me keto zhvillime te kohes. Kjo sepse proceset integruese, siç e kane rritur ndjeshem nevojen qe Ne në qeverisje te rrisim dhe perfeksionojme aftesite tona duke tentuar standartet euroatlantike, kerkojne qe edhe ju te pranoni, te mireprisni, dhe te merrni pjese ne nje konkurence shumeplaneshe te standarteve moderne. Pa shtrirjen e kesaj konkurence ne keto hapesira rrezikojme te ngelemi ne sherrnajen tipike fshatareske ballkanike, te cilen po e leme pas me vendosmeri.
Ne kete kendveshtrim, une e kam mirepritur dhe do te vazhdoj ta nxis komunikimin tuaj partnerial me strukturat e partise, por po ashtu do te deshiroja te shihja me shume komunikime jo vetem me organizatat jo qeveritare, qe tashme jane te shumta ne Shqiperi, por edhe me homologet tuaj Euroatlantike. Mendoj se kjo do te ishte nje fushe e re veprimi aktiv per organizaten tuaj, e cila jo vetem do t'ju ndihmonte ju vete, si individe dhe si organizate, por edhe mbare shoqerine ne mberritjen e standarteve aq shume te deshiruara nga te gjithe shqiptaret.
Te dashur Eurosocialiste,
Sivjet kalendari politik i Partise Socialiste te Shqiperise eshte i mbushur me nje aktivitet te dendur. Pas Kongresit tuaj ne do te nisim fushaten konkuruese dhe fituese ne zgjedhjet vendore. Ne jemi te bindur se puna e kryer gjate viteve qe ne jemi ne pushtet, ka treguar se dime te qeverisim me mire dhe ndryshimet ne Shqiperi jane te prekshme.
Per kete arsye, por edhe per faktin se jemi ne krah me ju, ashtu siç kemi qene gjate gjithe ketyre viteve, ne jemi te bindur se do te fitojme. Pas kesaj do te jete Kongresi i gjashte i Partise Socialiste, ne te cilin ne do te demonstrojme edhe nje here nivelin e ri te reformimit europianizues te saj. Keto dy ngjarje te medha politike perbejne njeheresh edhe nje fushe te drejtperdrejte te aktivitetit tuaj, i cili eshte jo vetem i mirepritur, por i nevojshem. Ne jemi te bindur se se bashku me ju, keto dy ngjarje politike do t'i shnderrojme edhe ne dy festa ku do te rikonfirmohet bashkepunimi yne i frytshem, i Partise Socialiste me FRESH-in ne dobi te Atdheut, pjese e realiteteve moderne ne dobi te Shqiperise sone Europiane.
Rrofshin Eurosocialistet!,
Rrofte Partia Socialiste e Shqiperise!
Rrofte Shqiperia!