E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas takimit te ngushte midis Kryeministrit te Republikës se Shqipërisë, Fatos Nano dhe Sekretarit Amerikan te Shtetit, Colin Powell, i cili zgjati 30 minuta, si dhe pas bisedimeve te dy delegacion

Pas takimit te ngushte midis Kryeministrit te Republikës se Shqipërisë, Fatos Nano dhe Sekretarit Amerikan te Shtetit, Colin Powell, i cili zgjati 30 minuta, si dhe pas bisedimeve te dy delegacioneve zyrtare, dy autoritetet e larta nënshkruan marreveshjen dypalëshe për modalitetit e bashkëpunimit në lidhje me Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Me pas, Kryeministri Fatos Nano dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell dhane nje konference per shtyp, te cilen e keni te plote ne vazhdim.

Kryeministri Fatos Nano:

Ajo që bëmë sot është një hap tjetër drejt forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara, por në të njëjtën kohë, është një hap i ri drejt Europës dhe standarteve e institucioneve europiane dhe euroatlantike. Besoj se kjo është një ngjarje e rëndësishme, paralelisht me një ngjarje tjetër trepalëshe, ku përsëri Shtetet e Bashkuara janë udhëheqëse, ajo e Traktatit që do të nënshkruajmë sot për bashkëpunimin rajonal në drejtim të të njëjtave vlera, institucione dhe qëllime.
Emocionet jane te vecanta dhe në emër të popullit shqiptar, i cili kërkon partneritet të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara, shpreh se ky eshte një nga interesat kryesore të së ardhmes së tij.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell:

Faleminderit shumë Z. Kryeministër. Eshte një kënaqësi për mua që jam sot këtu, në Tiranë dhe që kam rastin të nënshkruaj Marrëveshjen e Nenit 98 midis dy kombeve tona. Sic e thatë edhe ju, ajo tregon marrëdhënjet e ngushta që kemi midis nesh, të cilat do të bëhen edhe më të ngushta në muajt dhe vitet që do të vijnë. Më vonë do të nënshkruajmë Kartën e Adriatikut, e cila do ta angazhojë Shtetet e Bashkuara në anën e tre kombeve që do të nënshkruajnë Kartën në një partneritet që, shpresojmë se do të përmirësojë mundësitë për zhvillim ekonomik, politik, dhe shoqëror dhe, do t'i cojë të tre vendet drejt anëtarësimit eventual në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Marrëveshja Neni 98 ishte e rëndësishme për ne. Ne nuk jemi nënshkrues të Traktatit të Romës, ndërsa Shqipëria është, por ky është një rast kur ne ramë dakort se është e nevojshme dhe në interesin tonë të përbashkët që ta nënshkruajmë një Marrëveshje të tillë për Nenin 98, e cila është në përputhje me Statutin e Romës. Pra, Z. Kryeminister, ju falenderoj për mirëkuptimin dhe për shprehjen e miqësisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kam kënaqësinë t'ju siguroj për të njëjtën gjë.

Ju faleminderit.

Pastaj Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell dhe Kryeministri Fatos Nano iu pergjigjen pyetjeve te gazetareve:

Pyetje: Associated Press. Z. Sekretar: Përse zgjodhët Shqipërinë për të nënshkruar Kartën, duke patur parasysh se fillimisht ishte planifikuar që të nënshkruhej në Washington?

Dhe një pyetje për ju z. Kryeminister: Cili është reagimi juaj ndaj nje hapi të tillë?

Kryeministri Fatos Nano:

Mendoj se Sekretari Powell i ka shpërblyer përpjekjet politike, sociale dhe institucionale të Shqipërisë për transformimin e saj të jashtëzakonshëm nga një konsumator i stabilitetit në një përforcues të stabilitetit rajonal dhe global, sic e kemi treguar në Bosnjë, Afganistan dhe tani në Irak si anëtarë të koalicionit të Dëshirës. Pra, Shqipëria, po bëhet pa dyshim një partner i besueshëm për të ndarë të njëjtat vlera euroatlantike.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell:

Në rast se e kuptova mirë pyetjen, ju thatë përse zgjodhëm Shqipërinë? Na u duk se ishte vendi dhe momeni i përshtatshëm për ta bërë një gjë të tillë. Unë jam duke bërë një udhëtim i cili mbulon Europën dhe sot në mbrëmje do të shkoj në Siri. Kjo ishte dicka që kam dashur ta bëj prej kohësh, pra të vizitoj Shqipërinë.

Ne e dinim se Karta ishte gati dhe, se të gjitha dallimet, që ishin diskutuar gjatë muajve të kaluar, ishin zgjidhur. Eshtë një dokument i shkëlqyer dhe nuk besoj se mund të gjendej një vend më i mirë se Shqipëria për ta nënshkruar atë, pra e ndryshova të gjithë udhëtimin tim që të vij këtu dhe bashkë me udhëheqësit e Kroacisë dhe Maqedonisë të nënshkruajmë këtu Kartën. Mendoj se kjo është një shprehje e miqësisë ndaj Shqipërisë si edhe ndaj Kroacisë dhe Maqedonisë.

Pyetje: TVSh: Per Sekretarin Amerikan te Shtetit, Powell:
Çfarë do të sjellë vizita juaj për procesin e integrimit për të cilin Shqipëria ka shpenzuar të gjitha energjitë e saj?

Kurse për ju Z. Kryeminister: A mund të na thoni disa hollësi nga takimi kokë më kokë që patët me Sekretarin Powell?

Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell:

Kur mendoj ku ishim, të themi, para disa vjetësh, kur vazhdonte ende Lufta e Ftohtë dhe kur isha kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, kur shihja nëpërmjet Perdes së Hekurt, dhe ku jemi tani, kur jam këtu si Sekretar i Shtetit Amerikan, pasi e kam parë të mbarojë Luftën e Ftohtë dhe Perden e Hekurt të bjerë, kam parë integrimin e Europës në një Europë të re, të bashkuar, të lirë dhe në paqe: po citoj Presidentin Bush në një fjalim që mbajti para disa vjetësh në Poloni, mund të them se kemi një vizion të Europës që është e bashkuar, e lirë dhe në paqe, e cila është e lidhur me komunitetin Trans-Atlantik që përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë,mendoj se paqja duhet të vendoset këtu në Europën juglindore, pra me Kartën që nënshkruam sot këtu.

Me këtë bashkëpunim që na ka ofruar vecanërisht Shqipëria në luftën kundër terrorizmit dhe në përpjekjet tona për të cliruar popullin irakian, nëpërmjet ushtarëve shqiptarë në terren në Irak, të cilët po na ndihmojnë dhe me ushtarët shqiptarë në Afganistan, që po ashtu na ndihmuan, të gjitha këto tregojnë drejtimin në të cilin dëshëron të ecë Shqipëria për t'u bërë pjesë e kësaj Europe të integraur, të bashkuar, të lirë dhe në paqe, si pjesë e partneritetit Euro-atlantik. Kështu që, nëpërmjet vizitës sime dhe nëpërmjet urimeve më të mira të Presidentit Bush, ne i themi popullit dhe qeverisë shqiptare rrini me ne, vazhdoni të ecni përpara, vazhdoni të ecni përpara me reformat politike dhe ekonomike dhe me përpjekjet për ta vendosur shqoërinë dhe vendin tuaj në bazat e shtetit ligjor dhe do të shihni se keni shumë miq që duan t'ju ndihmojnë për të realizuar endrrat e popullit shqiptar për të jetuar në një vend dhe shoqëri të tillë. Pra kjo ësht vërtet një vizitë të cilën shpresoj se populli shqiptar do ta shohë si një akt miqësie.
Kryeministri Fatos Nano:

Me Sekretarin Powell shkembyem mendime për përparësitë që ka Shqipëria dhe rajoni. Në këtë vështrim, une ripërsërita angazhimin e qeverisë për të kryer reforma të fuqishme në vend, të cilat do ta afrojne vendin me standartet Euro-Atlnatike dhe me vlerat moderne. Pra politika më e mirë e jashtme që mund të ndajmë me Shtetet e Bashkuara dhe me partnerë të tjerë globalë është një politikë e fortë e brëndshme, e orientuar drejt reformës Euro-Atlantike.

Ne rame dakort që ta intensifikojmë edhe më tej luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale të cilat kerkojne te kalojnë nga Shqipëria dhe rajoni. Do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë pozitiv dhe të moderuar për të forcuar bashkëpunimin rajonal, stabilitetin rajonal, dhe lëvizjen e rajonit në drejtim të të njëjtave vlera dhe qëllime globale.

Une e garantova Sekretarin Powell se politika, qeveria, dhe shoqëria shqiptare e shohin me simpati të thellë praninë dhe ndihmën e vazhdueshme dhe monitorimin në rritje të agjensive dhe Qeverisë amerikanë për arritjen e këtyre qëllimeve të përbashkëta. Faleminderit z. Sekretar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›