E Diel, 1 Nëntor 2026

(edicioni i ores 18:00) VOA: Sapo ka perfunduar vizita e Sekretarit amerikan te Shtetit ne Shqiperi.Çfare perfaqeson kjo vizite per ju personalisht si Kryeminister, per qeverine shqiptare, per mb

(edicioni i ores 18:00)

VOA: Sapo ka perfunduar vizita e Sekretarit amerikan te Shtetit ne Shqiperi.Çfare perfaqeson kjo vizite per ju personalisht si Kryeminister, per qeverine shqiptare, per mbare popullin shqiptar?

Z. Nano: Une besoj se te gjithe se bashku, shqiptaret e Shqiperise, shqiptaret ne vende te tjera te Ballkanit dhe shqiptaret e Amerikes, e vleresojme viziten e Sekretarit Powell ne Tirane si nje ngjarje me rendesi te jashtezakonshme historike qe shpreh nje arritje te madhe ne partneritetin strategjik midis te dy vendeve dhe ne rrugen e Shqiperise per t'u integruar ne komunitetin euroatlantik. Une besoj se edhe per mua, si kryetar i maxhorances qe qeveris Shqiperine ne vitin e gjashte, ashtu dhe per opoziten, kjo ngjarje eshte nje stimulim i jashtezakonshem per perpjekjet tona per te ndertuar me drejt politiken e reformave, per te shtuar ritmet e realizimit te standarteve euro-atlantike dhe ne shoqerine shqiptare, si dhe per te krijuar nje konsensus politik kombetar, ne dobi te pershpejtimit te ecjes sone drejt botes moderne.

VOA: Z. Nano, Shqiperia i ka pare gjithmone, ose te pakten qe nga fillimi i tranzicionit, Shtetet e Bashkuara si nje nder partneret kryesore te saj. Vendi juaj u rendit nder te paret ne mbeshtetje te luftes ne Irak, ndersa sot ju nenshkruat edhe nje marreveshje lidhur me Gjykaten Nderkombetare Penale. Cila eshte mbeshtetja qe qeveria shqiptare shpreson te marre nga qeveria amerikane?

Z. Nano: Une besoj se progresi i Shqiperise ne perafrimin me realitetet euro-atlantike eshte baza mbi te cilen ne mundem te percaktojme drejt edhe qendrimet si pjesetare te koalicionit te udhehequr nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne lufte kunder terrorizmit global dhe per stabilizimin e demokracise ne nje rajon me te kaluar konfliktuale si Ballkani Perendimor. Prandaj eshte me rendesi jetike qe kjo vizite e z.Powell dhe vemendja e Qeverise Amerikane per Ballkanin dhe Shqiperine te vazhdoje te shprehet ne shtimin e bashkeveprimit, ne shtimin e pranise te asistences, jo vetem te financimeve por edhe te ekspertizes dhe te investimeve te kompanive dhe te agjencive private dhe shteterore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne menyre qe institucionet demokratike te vendit tim te vazhdojne te jene funksionuese, ne menyre qe tregu shqiptar te behet atraktiv per partneret e huaj dhe te ofroje realitete terheqese si tregjet globale, ne menyre qe sipermarrja shqiptare te vazhdoje te prodhoje per te miren e vendit dhe te shtetasve te tij, dhe prandaj une besoj se duke prodhuar siguri tashme edhe per te tjeret, Shqiperia paraqitet nje vend i sigurt ne rrugen e shtimit te partneritetit me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, me Europen e Bashkuar, me NATO-n dhe me vendet e perparuara qe synojne te stabilizojne progresin, paqen dhe prosperitetin ne te gjithe globin.

VOA: Z.Kryeminister, Sekretari Powell permendi disa sfida, disa probleme me te cilat perballen vendi juaj, si dhe vendet e tjera ne ate rajon, sic jane forcimi i shtetit juridik, lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. A jeni optimist se qeveria juaj do t'i perballoje keto sfida me sukses?

Z.Nano: Qeveria qe une drejtoj ka dhene mesazhe te forta vendosmerie dhe ka arritur tashme rezultate mjaft premtuese ne luften kunder trafiqeve, krimit te organizuar, korrupsionit, duke forcuar edhe sigurine e kufuijve dhe bashkepunimin me vende te tjera te rajonit ne dobi te vlerave globale per te cilat jemi te gjithe te interesuar. Une informova sekretarin Powell per programet tona te veprimit ekzekutiv dhe per mbeshtetjen politike qe ato gezojne ne mbare shoqerine shqiptare per te zbatuar ne javet dhe muajt qe vijne aksione te vendosura ne lufte me korrupsionin, trafiqet si dhe per te aktivizuar skena me te efektshme te bashkepunimit rajonal dhe me agjenci te specializuara te Shteteve te Bashkuara te Amerikes qe forcojne institucionet demokratike te vendit, qe forcojne kapacitetet e administrates civile te Shqiperise, forcojne aftesine tone per te qene bashkeveprues me agjencite e zhvillimit dhe me institucionet qe garantojne autoritetin e ligjit jo vetem te Shteteve te Bashkuara por edhe te institucioneve shumepaleshe me te cilat Shqiperia vazhdon te bashkepunoje. Ne do te realizojme ne pak jave nje permiresim te planit tone te veprimeve ne lufte kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe jam shume i motivuar qe ndame te njejtat shqetesime dhe angazhime me sekretarin Powell per prioritetet e asistences amerikane ne kete funksion dhe te shtimit te prezences se agjencive te specializuara per te realizuar qellime te perbashketa. Une besoj se veprimtaria jone, suksesi yne i aksionit qeverises, mbeshtetja e tij e gjere ne spektrin politik dhe shoqeror te vendit ne lufte kunder trafikanteve ka qene nje nga veprimet paralajmeruese te pjesemarrjes sone ne aksionin global te luftes kunder terrorizmit, sepse krimi i organizuar dhe terrorizmi nuk kane atdhe dhe me vjen mire qe edhe lideret e tjere te vendeve ballkanase qe ishin sot ne nenshkrimin e Kartes se Adriatikut garantuan te njejtin reagim dhe nje bashkeveprim me te frytshem ne te ardhmen ne funksion te realizmit te qellimeve te perbashketa euro-atlantike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›