E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh urimi Kryeministrit te Qeverise Palestineze Zotit Mahmud Abaz me rastin e zgjedhjes se tij ne kete detyre. Ne kete mesazh urimi Kryeministri shkrua

Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh urimi Kryeministrit te Qeverise Palestineze Zotit Mahmud Abaz me rastin e zgjedhjes se tij ne kete detyre.
Ne kete mesazh urimi Kryeministri shkruan:
"Zgjedhja Juaj në postin e Kryeministrit të Qeverisë së re Palestineze më jep kënaqësinë t'ju përcjell përshëndetjet e mija të sinqerta dhe urimet më të mira për suksese në detyrën Tuaj të vështirë.
Kam besim të plotë se nëpërmjet angazhimit Tuaj dhe të qeverisë që Ju kryesoni, proçesi i paqes në Lindjen e Mesme do të hyjë në një faze të re, e cila do të sigurojë një zgjidhje të drejtë dhe përfundimtare të konfliktit palestinezo-izraelit drejt paqes, që aq shumë i ka munguar popullit Tuaj dhe në përgjithësi Lindjes së Mesme.
Me këtë rast dëshiroj t'ju siguroj për mbështetjen time dhe të Qeverisë Shqiptare në përpjekjet Tuaja për zgjidhjen e shpejtë paqësore të konfliktit përmes bisedimeve dypalëshe dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar për futjen e popullit palestinez në rrugën e zhvillimit për një të ardhme paqësore e të begatë".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›