Te dashur dhe te vyer anetare te Komitetit Drejtues dhe drejtues te Keshillave Zonale te organizatave baze te Partise Socialiste ne Korçe, po nis sot kete kontakt te programuar me ju, dhe nuk beso

Te dashur dhe te vyer anetare te Komitetit Drejtues dhe drejtues te Keshillave Zonale te organizatave baze te Partise Socialiste ne Korçe, po nis sot kete kontakt te programuar me ju, dhe nuk besoj ta shpjegoj pse e fillova nga Korça per shkak te detyres dhe te pjeses qe me kane ngarkuar strukturat drejtuese te Partise ne Qender, per te bashkebiseduar dhe aktivizuar se bashku te gjitha kontributet dhe pergjegjesite politike qe kerkon qeverisja e vendit nga mazhoranca, ne kete moment te rendesishem per vendin si dhe qe kerkon krahas disiplines sone politike procesin e verifikimit te veprimeve perfaqesuese qeverisese qe bejne te gjithe te zgjedhurit ne nivelin qendror dhe vendor, procesi i ushtrimit te kontrollit politik prej jush mbi te zgjedhurit dhe perfaqesuesit ne nje vit te rendesishem politik, sic eshte viti jo thjesht kalendarik, por e ritheksoj viti elektoral qe ne te cilin kemi hyre dhe qe na con ne zgjedhjet vendore te tetorit te ardhshem.
Sic e dini ne baze te nje platforme dhe programi opsionesh politike qe miratoi KPD-ja ne mbledhjen e fundit, e gjithe partia ka nisur tashme procesin e verifikimit, ka ndezur motorrat sic eshte ne traditen tone, per te kuptuar te gjithe dhe per te marre informacionin e duhur per prioritet e qeverisjes ne momentin aktual te qeverisjes kombetare dhe te qeverisjes lokale si dhe per te verifikuar ne kete proces me balance dhe analiza kritike gjithashtu. Si jemi perfaqesuar ne nivelet e qeverisjes vendore krahas analizave politike kombetare? cilet perfaqesues kane merituar besimin qe ju dhate per ta perfaqesuar dhe drejtuar edhe pushtetin vendor, cilat ekipe kane arritur te realizojne prioritetet e programeve politike dhe te reformave te decentralizimit gjithashtu dhe cilet mund te rikuperohen nga se nuk kane punuar sic duhet ne keta 12 muaj apo te zevendesohen ne menyre qe ballafaqimi i ardhshem elektoral ne vitin 2003 te ruaje jo thjesht dhe vetem mazhorancen progresiste politike ne udheheqjen e vendit dhe ne bashkite e komunat e rendesishme te shperndara ne gjithe territorin e Republikes, por te ruhet kjo filozofi reformash, filozofi-program dhe investim gjitheperfshires per te vazhduar stabilitetin, per te ruajtur stabilitetin e vendit, per te vazhduar transformimet e institucioneve te ekonomise, te shoqerise qe na perafrojne me tutje me vendet demokratike me te zhvilluara, per te plotesuar detyrat kombetare dhe ato te integrimit, qe tashme kane hyre ne programet tona me standarte te vendeve te BE-se, per te mos humbur inisiativen edhe ne procesin e shume pritur dhe me ne fund te zbritur midis njerezve ne shoqerine tone, ne procesin e ri politik te ballafaqimit, paqesor, institucional me opoziten dhe te perfshirjes se partive kryesore politike ne vend me seriozitet dhe pergjegjshmeri atdhetare dhe euroatlantike ne nje program reformash dhe prioritetesh, qe i sherben mbi te gjitha Shqiperise, paqes dhe stabilitetit ne Ballkan, progresit te reformave qe sjellin jo vetem kushte me te mira jetese dhe sipermarrjen e qytetareve te Shqiperise kudo qe jetojne, por dhe garanci me te qarta dhe me te prekshme nga qytetaret dhe fshataret e ketij vendi per ecjen drejt Europes se re ne menyre te kthyeshme pa kriza dhe me rezultate qe shperblejne me shume ata qe respektojne me mire ligjin dhe djersen e tyre.
Une besoj se PS ka fituar nje maturi te admirueshme ne me shume se 10 vjet te jetes se saj politike reformatore, trasformuese per veten dhe shoqerine. Ka ditur te krijoje ekipe udheheqesish ne qender dhe ne te gjitha nivelet e jetes social-ekonomike dhe politike ne vend ne te gjithe territorin, te cilet tipar themelor kane pergjegjesine ndaj mandatit, ndaj interesave politike te zgjedhesve, ndaj interesave te atdheut dhe perparimit te tij drejt Europes moderne.
Tipari themelor i ekipeve tona drejtuese politike dhe qeverisese ne keta 5 vjet, sidomos ka qene pergjegjesia ndaj jush, aftesia per te punuar se bashku me Partine, aftesia per te dhene llogari dhe per t'u kontrolluar prej zgjedhesve ne parti dhe ne komunitetet shoqerore qe perfaqesojne ne shtet, aftesia per te mos privatizuar per vete apo per shoqaten tone politike te mirat e perparimit, te mirat e qeverisjes, te mirat e bashkepunimit me boten, aftesia per te ndertuar jo vetem nje fryme dhe nje filozofi, por dhe procese politike dhe institucione qe sigurojne bashkejetesen. Konkurimi demokratik ne kushte te nje demokracie normale, bashkepunimin me te gjithe pionieret e tjere te perparimit ne sipermarrje, ne administrate, ne shoqerine civile, ne kontaktet qe jane intesifikuar kaq shume me vendet perreth dhe boten e zhvilluar edhe per shkak te levizjes se lire te njerezve dhe te emigracionit, pra per te identifikuar midis tyre edhe jashte rradheve te grupimit tone politik njerez po kaq te perkushtuar per atdheun dhe perparimin qe edhe pse militojne ne forca te tjera politike ose jane pa parti jane po kaq te vlefshem per te siguruar rezultate qe i kerkojne dhe i mbeshtesin njerezit kur luftohet varferia, kur zhvillohet arsimi, kur luftohet papunesia, kur krijohen sipermarrje te reja qe transformojne ekonomine e vendit dhe perfshijne ne tregun jo vetem te vogel te rajoneve, por edhe ne kombetar dhe me gjere pasurine qe s'duhet ta leme te flere, pasuri qe jo vetem na rrisin aftesi konkuruese me vendet perreth dhe me ekonomine e madhe boterore per te sjelle me shume perfitime me shume mireqenie, me shume shanse dhe garanci per pune dhe sipermarrje te ndershme te ligjshme dhe qe shperblen djersen dhe investimet dhe keshtu do te vazhdojme te ballafaqohemi, te zhvillohemi, te konkurohemi dhe te kerkojme te jemi serish ne drejtim te progresit te vendit drejt BE-se edhe ne keto zgjedhje vendore edhe ne zgjedhje te ardhshme te rregullta dhe normale parlamentare, sepse kjo filozofi eshte bere eshte bere e jetes sone politike dhe njerezore, pjese e shpirtit tone, pjese e dashurise dhe e pergjegjesive tona ndaj atdheut dhe ndaj ndarjes te se mirave dhe veshtiresve qe ka jeta me fqinjet dhe me boten, pra pjese e aftesise sone per te transformuar vendin, per te transformuar dhe jeten e individeve te familjeve, te komuniteteve te rajonit. Ballkani, eshte perfundimisht nje rajon qe zhvillohet ne paqe pa konflikte, pa konfliktet nderetnike, gjithashtu.
Per te kursyer investimin kurajoz qe brenda e jashte vendit ne shkalle kombetare, rajonale dhe globale te japim kontributet tona ne aleancat te medha qe luftojne te keqijat e perbashketa, sic eshte terrorizmi, sic eshte krimi i organizuar sic jane rrjetet kriminale qe njerezit ne nevoje duan t'i viktimizojne dhe t'i kthejne ne kavie per trafiqe te rrezikshme vetem per qellime pasurimi te paligjshem dhe kriminal dhe une jam ketu per t'ju pershendetur per kete maturim. Organizata e partise socialiste se Korces eshte nje nga modelet dhe strukturat me te kulturuara te partise socialiste dhe prandaj me ne parajoje per te thithur iniciativat politike, qe sjellin me shume progres me shume zhvillim, me shume gjeresi bashkejetese dhe bashkepunimi ne shoqeri me shume garanci per stabilitetin e se sotmes dhe per nje ardhme me te mire. Une jam ketu edhe per t'ju njohur duke dhene llogari dhe per menyren dhe rezultatet te qeverisjes qe me keni ngarkuar te drejtoj ne tashme gati ne 100 ditet e para te aktivitetit te saj. Dua te ndaj me ju jo vetem angazhimet dhe pergjegjesite, por edhe kenaqesine qe po luhet jashte ekipit qeveritar, ne administraten civile ne nivelet e ndryshme ku qeveria bashkevepron me institucionet e tjera te Republikes Parlamentare, ne Parlament deri ne institucionet e pavarura te sistemit te Drejtesise gjithashtu, tek partneret nderkombetare qe na mbeshtesin dhe na monitorojme ne rrugen e reformave ne shoqerine e gjere shqiptare, ku nuk ka vetem aktore politike dhe pushtetore, por ka dhe sipermarres, ka organizata qe mbrojne interesat e punemarresve te te rinjve te pensionisteve, te veteraneve, te deshmoreve dhe te familjeve te tyre, interesat e pajtimit te gjaqeve dhe te zgjidhjes ne menyre ligjore te padrejtesive si dhe te ngjarjeve kritike qe vazhdojne te jene edhe ne shqetesimin tone politik, te krimit ne familje. Pra te ndaj me ju edhe kenaqesine qe po percjell ne jeten shqiptare angazhimi i mazhorances, i Qeverise, i grupit tone parlamentar, i opozites gjithashtu, ne jeten institucionale te vendit, ne qender dhe ne keshillat bashkiake dhe komunale, ku ata jane rikthyer tashme, qe me kete pergjegjesi ndaj atdheut dhe te ardhmes po vene te gjitha keto procese te iniciuara dhe te drejtuar me shume kujdes dhe pergjegjesi nga nje ndryshim politik i PS dhe i mazhorances progresiste, po vene nen kontroll po kalojne ne periferi, po neutralizojne dhe po zhdukin veprimtarine e paligjshme, rrjeten kriminale trafiqet klandestine, partneret shqiptare te krimit per rrjete kriminale rajonale dhe nderkombetare veprimtarish te rrezikshme deri terroriste.
Pra jam ketu per t'ju kerkuar qe me te njejtin angazhim prioritar politik qe ka programi yne qeverises, me te njejten filozofi dhe pjekuri qe kemi arritur t'a bejme te pranueshme per shoqerine shqiptare ne pergjithesi ne keto 5 vjet, ne drejtim te vendit, apo ne 10 vjet apo me shume jete politike te nje organizate te se majtes social demokrate te se majtes europiane ne Shqiperi, te perballojme dhe sfidat e reja, detyrat e reja, hapat e rinj te reformes qe jane te domosdoshem dhe jetik tani kur institucionet dhe qeverite e vendeve anetare te BE vendosen te hapin negociatat qe Shqiperia te hedhe nje hap shume te rendesishem ne afrimin me kete komunitet vendesh te qyteteruara qe udheheqin jeten e kontinetit me faktore kaq te rendesishem nderkombetar, sic eshte BE. Natyrshem duam angazhime, percjellja e rezultateve te tyre ne moralin tone politik dhe ne jeten tone shoqerore bashkejetojne dhe ne problemet dhe veshtiresite qe ende ekzistojne. Me fenomene qe shoqerojne kete proces pavarsisht se ne renie sic jane korrupsioni, abuzime me pushtetin me mandatin e perfaqesimit me financat publike, klientelizmit, privilegjet apo diskriminim me te cilin vazhdojne te trajtohen qytetare apo sipermarres, taksa pagues, apo taksa perfitues, komunitete ne nevoje nga nivele te ndryshme te politikes te qeverisjes, te administrimit publik jo vetem ne Tirane, por edhe ketu ne Korce, jo vetem ne Korce, por edhe ne nivele te pazhvilluara ose pak te zhvilluara bashkish apo komunash ne shkalle vendi. Asnje nga goditjet prioritare insitucionale dhe ligjore qe kane dhene qeveria ne tre muajt e fundit ndaj botes se krimit dhe klienteve te abuzimit dhe korrupsionit nuk ka pasur objektiva politike apo partiake, flas per objektivat e politikes se konfliktit qe synon te krijojne medeomos kundershtare apo te likujdoje kundershtare, flas per objektiva te politikes se vjeter qe jo vetem gjate regjimit komunist te falimentuar, por dhe ne 10 vjet trazicioni demokratik te kushtezuar ritme te ulta te zhvillimit te vendit, shkaterrime dhe venie ne gjume rezervash dhe burime kombetare per zhvillim duke kundervene jo poliken vetem brenda vetes, por dhe politiken me shoqerine me sipermarrjen me aspiratat kombetare per zhvillim dhe integrim ne boten e qyteruar, sepse politika konfliktuale ka qene nje nga faktoret, qe jo vetem s'ka ndaluar por ndoshta ka nxitur largimin e qindra mijera njerzve nga atdheu gje qe behet sidomos sot pas 12 vjetesh shume e dhimbshme per resurse intelektuale, per largimin e trurit te kombit natyrshem per kerkimin e nje jete me te mire dhe te nje shoqerie ku aftesiste per te konkuruar nuk bllokohen dhe nuk shkojne dem per shkak te nje politike dhe mos funksionimit te institucioneve sic jane vendet e industrializura perendimore.
Pra dua t'ju garantoj pavarsisht nga spekullimet e mbartesve dhe te mbeturina te politikes se vjeter te konfliktit, te klienteve te tyre ne boten e bizneseve te dyshimta apo te mjeteve te komunikimit publik, qe lidhen me bizneset e dyshimta dhe me interesat konfliktuale te prapambetjes dhe te mos zhvillimit. Se asnje nga aksionet prioritare te qeverise suaj ne nivel qendror apo rajonal per te goditur skafet apo skafistet ne det apo ne toke, ne shoqeri apo ne politike nuk ka pasur synime per te forcuar pushtetin e ndonje grupi ne PS, apo te ndonje grupi interesash ne shoqerine shqiptare. Kane qene goditje te munguar, goditje te kerkuara nga qytetaret e ketij vendi dhe nga partneret perendimore qe na mbeshtesin, goditje te paralizuara per shkak te politikes se konfliktit dhe te skafisteve politike, qe per interesa shume me te ulta se sa ato te futjes se dhe perparimit, integrimit te atdheut ne Europen moderne, kane bllokuar goditjen ndaj krimit dhe goditjen ndaj organizatoreve te trafiqeve qe kane marre jete njerezish dhe qe kane frenuar ritmet tona te integrimit dhe te zhvillimit. Prandaj dua tju garantoj qe Kryetari juaj qe nga themelimi i organizates sone politike, kryeminisiter i juaji per disa mandate qe me keni dhene ne keto 5 vjetet e fundit, vazhdon te jete sherbetori i interesave tuaja interesave te atdheut dhe nuk eshte i vetmuar, por ashtu si ketu midis jush eshte me plot shoke idealesh dhe perparimi dhe qeveri qe nga dy kryeministrat e tjere te meparshem Meta dhe Majko tek cdo minister i tanishem apo i meparshem qe jane pjesetare te grupit tone parlamentar apo te komuniteteve progresiste te shoqerise civile me te cilen ne kemi ndertuar partneritet ne keta 5 vjet, nuk jam aspak i vetmuar ne spektrin politik shqiptar ku po identifikojne dhe po akvizojme me pergjegjesi kombetare dhe euroatlantike, njerez te tjere dhe perfaqesues te tjere te spektrit politik te vendit edhe nga opozita edhe nga kualicioni .
Dua t‘ju garantoj gjithashtu se qeveria dhe mazhoranca qe ne drejtojme do te vazhdoje pa hezitim, te njejtat aksione prioriotare qe godasin krimin dhe konfliktit te interesave abuzive per t'i sjelle vendit, qytetareve te Shqiperise, atdheut zhvillim me shume stabilitet politik institucional dhe social me shume rezultate ne afrimin dhe integrimin ne BE. Ne kete rruge, ne kete pune ne kete bashkepunim e rendesishme eshte qe partia dhe perfaqesuesit e saj politik ne administrimin publik mos te humbasin ne asnje cast komunikim dhe bashkeveprimin. Eshte e domosdoshme qe ju strukturat zgjedhese te jepni mandate perfaqesimi ne pushtet te kerkoni informacionin politik dhe qeverises ne menyre te programuar dhe te panderprere, te kerkoni qe perfaqsuesit te punojne me ju dhe te japin llogari tek ju. Eshte e domosdoshme qe partia te ndertoje axhenda te njejta pune dhe veprimi politik me ekipet qeverisese dhe perfaqsuese te administrates shteterore. Me prefektet,kryetaret e bashkive dhe te komunave me keshillat bashkiake dhe komunale me drejtuesit e sektoreve e te administrimit publik kryesore ne qark apo ne rreth apo ne qytet me aktore dhe protagoniste te tjere te jetes institucionale ne vend te jetes ekonomike, shoqerore nga organizatat joqeveritare deri tek institucionet e drejtesise. Eshte e rendesishme qe partia te njejten axhende prioritesh politike dhe qeverise ne te gjithe vendin dhe ne te gjitha strukturat. Nuk mund te miratohet i njejti rezultat i luftes ndaj varferise apo ndaj krimit te organizuar. Nese ne qender apo vetem ne qeveri quhet prioritet kjo gje, ndersa ne grupin parlamentar app ne grupin e keshillatreve apo ne qazrk apo ne bashki, prioritet quhet gje tjeter. Nuk mundet qe bashkeveprimi, kontrollet mbi te zgjedhur dhe informimi i zgjedhesve me produktet e Qeverise dhe perfaqsimit te jete I programuar, te jete I te njejtave prioritete dhe te njejtave angazhimeve konvergjente nese raportet e punes se partise me qeverisesin ne qendres apo ne baze nuk orientohen nga axhenda e decentralizimit te qeverisjes. Ne nuk mund te hedhim hapat e negociatave dhe te nenshkrimit te marreveshjes se asocimim stabilizimit me BE pa cuar perpara reformat e decentralizimit te pushtetit te qeverijes, te kopetencave te marrjes se vendimeve dhe te administrimit te fondeve dhe pronave publike nga Tirana dhe institucionet qendrore ne drejtim te qarqeve, te bashkive, komunave ne te gjithe vendin. Tani qe jeni gati te paraqesim ne Kuvendin e Shqiperise programin ekonomik dhe buxhetor te zhvillimit te vendit per vitin e ardhshem, 2003 dhe fakti qe do ta shqyrtojme ne qeveri dhe sipas detyrimit ligjor dota paraqesim ne parlament per ta mbrojtur dhe miratuar brenda nentorit. Dhe nje nga prioritetet qe nderton skeleton e buxhetit te ri eshte vazhdimi I decentralizimit, kalimi I nje numri kopetencash ligjore dhe numri kopetencash fiskale nga duart e autoriteteve qendrore ne duart e autoriteteve vendore, jo vetem taksat mbi pasurine por edhe tatimin mbi biznesin e vogel qe nga 1 janari 2003 do te administrohen nga pushteti local. Dhe natyrshem kjo sjell me shume aktore qeverisesdhe perfaqsues ne kryerjen e detyrave prioritare per zhvillimin e vendit dhe detyrave kombetare gjithashtu. Shqiperia nuk mund te ece perpara me nje evazion fiskal kaq te madh sa deri me sot, sepse sa me shume evazion fiskal aq me pak fonde publike ne sherbim te komuniteteve, per arsim, shendetsi, etj.
Pra, nje nga prioritetet e bashkeveprimit midis struktures sone politike dhe struktures sone perfaqesuese ne qeverisje dhe ne administrimin publik do te jete lufta kunder evazionit fiskal, lufta per te mbledhur sipas ligjit te gjitha detyrimet fiskale te sipermarresve sepse neqoftese ne do te kemi edhe me shume rezultate ne luften ndaj karakterit informal apo te fshehur te ekonomise kombetare, atehere do te jete gjithnje edhe me e kufizuar mundesia e parave te qelbura, qe do te vazhdojne te ushqejne edhe politiken e qelbur edhe veprimtarite kriminale. Arsyeja themelore qe ne arritem te bllokojme skafistet ne det kete here ishte se ne u preme rrenjet e pastrimit te parave ne toke. Nuk u zhduken vetem skafet se u dogjen por jane nderprere infrastrukturat e riprodhimit te parave te skafeve dhe te skafisteve dhe te trafikanteve ne hotele, motele, ne restorante , bare, ne distrubutore benzine apo punishte riparimi apo licensa import-eksporti qe mbanin skafizmin gjalle ne poliken dhe ne shoqerine shqiptare.
Nuk ka mbaruar kjo lufte motra dhe vellezer.
Me lejoni ta them me plot gojen dhe me shume pergjegjsi. Bota e krimit ne panik perpiqet te kundergodase. Do t'ju kerkoja te jeni te vemendshem nga spekullimi rrezikshem qe po synon te rishfaqet ne opinonin politik dhe publik si dhe ne nje pjese te medias per rilindjen apo rindezjen e konflikteve ne PS, qe u lidhkan gjasme me metodat despodike te Fatos Nanos. Ju e dini qe une s'kam marre hak per burgosjen time jo per gjera te tjera, sepse kjo eshte kunder goditje e botes se krimit.
Ne po prodhojme me shume siguri ne vend duke konsoliduar dhe sheruar edhe sherbimet e Sigurimit Kombetar ne fenomenet e korrupsionit dhe perzjerjes me krimin e organizuar. Pikerisht me kete moment kur institucionet me te rendesishme te vendeve perendimore dhe te botes euroatlantike po hedhin hapat e munguara ne drejtim te partneritetit me Shqiperine, qe nga hapja e negociateve deri tek konfirmimi qe i dhane ketij progresi kryeministri i nje nder vendeve me te zhvilluara te botes Italise fqinje, pikerisht ne kete moment shfaqet paniku kunder godites per te rikthyer politiken dhe opinionin publik ne konflikt i botes se krimit, e cila ka investuar javet e fundit per te rikthyer konfliktet. Jemi shume te qete, jemi shume te angazhuar, jemi te forte sepse jemi se bashku per te mos e lejuar kete gje dhe per te mos bere asnje leshim ne vazhdimin e progresit dhe te rezultateve per te cilat jemi te ngarkuar t' ju perfaqsojme. Nga kjo pikepamje, une ju kerkoj te jeni te qete, te jeni ne pune, te vazhdoni te kontrolloni perfaqesuesit dhe rezultatet e perfaqesimit, te vazhdoni te stimuloni dhe te kritikoni njerezit qe keni zgjedhur per t'ju perfaqesuar ne nivelet e ndryshme te qeverisjes, sipas ketyre parametrave dhe prioriteve te progresit dhe te reformave qe jane pjese e programit dhe e mandatit tone politik. Te vazhdoni te nxisni ata qe pranojne dhe e fitojne konkurimin ne shoqerine e hapur, ne tregun e hapur te politikes, ne institucione dhe partneritetin me faktore te tjere te progresit dhe ne komunite te zhvillimit ne vend sic jane sipermarresit dhe organizatat joqeveritare, te vazhdoni te dalloni ata qe flasin per rezultatet e punes nga ata qe vetem me llafe mohojne rezultatet e punes se te tjereve. Te vazhdoni te nxisni zhvillimin ne menyre praktike qe na karakterizon ne nikoqireve socilaliste duke i kerkuar deputetit apo bashkiakut te zgjidhin ne terren nevojen e njerezve dhe nevojat e zhvillimit. Bejeni kete gje duke ballafaquar bashkiakun me bashkiakun, kryetarin e komunes me kryetarin e komunes, deputetin me deputetin, zonen territoriale te nje perfaqesuesi nga zonat territoriale e nje perfaqesuesi tjeter. Dhe te jeni te sigurt se do te kemi se bashku me shume qetesi, me shume siguri me shume te ardhura, me shume pune, me shume mbrojtje ligjore, me shume drejtesi, me pak korrupsion, abuzim, krim apo vetegjygjesim dhe me shume pra te gjitha keto se bashku, shanse per te fituar ne ballafaqimet e ardhshme politike dhe elektorale.
Pune te mbare dhe paci lumturi ne familje.