E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot nje takim me Perfaqesuesin Special te Sekretarit te Pergjitheshem te KE-se, Jorgen Grunnet me rastin e perfundimit te misionit te tij ne Shqiperi . Ne fill

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot nje takim me Perfaqesuesin Special te Sekretarit te Pergjitheshem te KE-se, Jorgen Grunnet me rastin e perfundimit te misionit te tij ne Shqiperi .

Ne fillim te ketij takimi Kryeministri shprehu vleresim per veprimtarine e z.Grunet si dhe kontributin e Keshillit te Europes per Shqiperine duke theksuar se tashme Shqiperia ndryshe nga me pare eshte nje vend qe jo vetem perfiton, por ka nje rol dhe jep kontribute ne zhvillime te ndryshme ne veprimtarine e KE-se.

Kryeministri ka vleresuar gjithashtu programet e realizuara nga Keshilli i Europes gjate ketyre viteve ne Shqiperi ne fusha te ndryshme si ne reformimin e institucioneve, te sistemit te drejtesise, reformat ligjore, ne media etj.

"Nuk ka dyshim qe ne hapat e nderrmara drejt perafrimit me Bashkimin Europian, ndihma e Keshillit te Europes ka rolin dhe ndikimin e vet"- u shpreh Kryeministri Nano.

z.Grunnet ka informuar Kryeministrin se gjate fjales qe mbajti javen e kaluar ne Strasburg perpara strukturave te KE-se ka bere vleresime positive dhe eshte shprehur me optimizem per zhvillimet aktuale dhe te ardhmen europiane te Shqiperise.

Jane pikerisht keto zhvillime - tha Grunnet - te cilat kane cuar ne marrjen e vendimit per transformimin ne muajt e ardhshem te zyres se perfaqesise te KE-se ne Shqiperi ne nje zyre informacioni per kete organizem.

"Ndryshimi i statusit te kesaj zyre i paraprin daljes se Shqiperise nga procedura e monitorimit c'ka eshte dhe shprehje e progresit drejt standarteve europiane" - tha Grunnet.

z. Grunnet eshte shprehur pozitivisht persa i perket kontributit te Shqiperise per rolin ne rajon, garantimin e te drejtave te minoriteteve etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›