E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante Ministren e Jashtme te Maqedonise, Ilinka Mitreva. Shqiperia dhe Maqedonia do te punojne per te paraqitur propozime dhe projekte te perbashk

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante Ministren e Jashtme te Maqedonise, Ilinka Mitreva.
Shqiperia dhe Maqedonia do te punojne per te paraqitur propozime dhe projekte te perbashketa ne Samitin e Selanikut. Kjo ishte nje nga ceshtjet me te rendesishme qe kryeministri Fatos Nano dhe Ministrja e Jashtme e Maqedonise, Mitreva diskutuan dhe rane dakort gjate takimit te sotem.
"Samiti I Selanikut eshte nje objektiv I mire per t'I kerkuar Bashkimit Europian, jo vetem me shume vemendje, por edhe ndihme per t'I cuar institucionet tona ne standartet qe kerkon integrimi I plote", tha Kryeministri,
Zoti Nano propozoi angazhimin e eksperteve e dy vendeve per te realizuar nje axhende te detajuar per Samitin e Selanikut, duke perfshire ketu edhe partneritetin e Agjensive te BE me dy vendet tona.
Kryeministri theksoi se ky eshte nje moment shume pozitiv per marredheniet e vendeve te Rajonit me Bashkimin Europian pasi edhe Presidendi I Komisionit Europian ka treguar nje vullnet shume pozitiv per intensifikimin e marredhenieve te BE me vendet tona.
Zonja Mitreva hodhi idene qe te dy vendet te propozonin qe Agjensia per Rindertimin e Ballkanit te shnderrohet ne Agjensi per Zhillimin qe do te ishte nje mesazh shume I rendesishem per qeverite dhe qytetaret e Rajonit.
Kryeministri vleresoi "konkurencen" e projekteve mes Shqiperise dhe Maqedonise per te rritur bashkepunimin dypalesh ne rrugen e integrimit te shpejte ne NATO dhe Bashkimin Europian.
Ai vleresoi gjithashtu aktivitetin e ngjeshur te dy qeverive per permiresimin e dukshem te marredhenieve mes dy vendeve, duke verejtur se axhenda e perbashket Shqiperi-Maqedoni reflekton edhe mandatet e qeverive te dy vendeve.
"Duhet ta konvertojme kete bashkepunim ne bashkepunim ekonomik me kompanite e vendeve tona, ne bashkepunim social e kulturor", tha Kryeministri.
Zoti Nano konfirmoi ne shkurt viziten e Ministrit te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit te Shqiperise, ne vazhdim te takimit te Prespes dhe fillimin e punes per zhvillimin e pjeses shqiptare te Prespes.
Kryeministri theksoi se dy vendet tashme kane bere hapa shume te medha perpara per bashkejetesen multietnike, ne njohjen dhe kujdesin per minoritetet, , per krijimin e tregut te perbashket me zbatimin e marreveshjes se tregut te lire, per perpjekjet e perbashketa per perfundimin sa me shpejte te Korridorit 8 qe zhvillon te dy vendet, por eshte edhe nje rruge mjaft e rendesishe qe lidh Europen me Azine Juglindore, per perpjekjet e perbashketa per luften kunder terrorrizmit dhe trafiqeve.
Zonja Mitreva shprehu kenaqesine per gatishmerine e Shqiperise per nenshkrimin e traktatit se fqinjesise se mire dhe theksoi se gjerat po shkojne me mire per te dy vendet.
Ministrja e Jashtme e Maqedonise I percolli kryeministrit pershendetjet e zotit Cervenkovski dhe mbresat e tij shume te mira per takimin e zhvilluar ne Prespe dhe shprehu deshiren qe vizita e zotit Nano te pasohej edhe nga vizita te tjera ne Maqedoni. "Marredheniet tona po hyjne ne nje ere te re", tha zonja Mitreva, duke theksuar se axhenda qe paraqiti kryeministri Nano eshte e nevojshme per te dy vendet.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›