Të dënuar për vjedhje në Belgjikë, SPAK sekuestron pasuritë e grupit kriminal

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e një grupi kriminal të dënuar për vjedhje në Belgjikë.
SPAK sekuestroi 9 pasuri të paluajtshme, të cilët përfshijnë subjekt tregtar, automjete e mjete motorike, bizhuteri, si dhe mbi 77 mijë euro.
Theksojmë se sendet me vlerë janë sekuestruar më pare në kuadër të ekzekutimit të kontrolleve të banesave të personave të përfshirë në grupin kriminal për llogari të kërkesave për ndihmë juridike të autoriteteve belge.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H”, thuhet në njoftim.
Pasuri të sekuestruara:
Pasuri të paluajtshme: 9
Subjekte tregtare: 1 (“GUARD SECURITY”)
Automjete dhe mjete motorike: 6 (3 automjete + 3 motorë)
Shuma monetare:
Euro: 77,360 €
Lekë: 2,055,000 lekë
Paund britanik: 1,150 £
Orë dore të markave të ndryshme: 52
Bizhuteri: mbi 35 copë
Monedha ari: 32
Pajisje elektronike: 15
Laptopë: 2
iPad: 5
Kamera/aparate fotografike: 8
/rtsh.al/