E Shtunë, 31 Tetor 2026

Usain Bolt mbrohet nga hijet e dopingut

Skandali i fundit i dopingut që përfshiu dy prej atletëve më të mirë të botës, Tajson Gej dhe Asafa Pauell e detyron Usain Bolt të flasë për këtë temë sa herë del përpara mediave.
Atleti xhamajkan, i cili mban rekordin botëror në garat e 100 dhe 200 metrave ka mbrojtur edhe një herë veten, duke larguar çdo hije dyshimi për arritjet e tij në atletikë.
“Nuk kam përdorur kurrë asnjë substancë të ndaluar. Marr vetëm vitamina dhe të gjitha testet anti-doping kanë dalë negative”, ka thënë Bolt.
Usain Bolt ka folur nga Londra ku dhe do të marrë pjesë në Dajmon Ligë, një prej kompeticioneve më prestigjozë të atletikës botërore.
Gjithsesi, tani garat do të jenë më të lehta për xhamjakanin, pasi dy rivalët e tij më të fortë nuk do të jenë në pistë.
Tajson Gej dhe Asafa Pauell nuk mund të garojnë në pritje të testeve B të analizave anti-doping dhe për këtë arsye Bolt është favorit I padiskutueshëm në turneun e Londrës.
Gjithsesi, atleti xhamjakn ka bërë tëm ditur se I vjen keq për mungesën e rivalëve, duke u shprehur se motivohet më shumë nëse la lundërshtarë të fortë në pistë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›