E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te denuarit ne Itali, do vuajne burgun ne Shqiperi

Tirane - Te gjithe shqiptaret qe ndodhen ne burgjet italiane dhe deshirojne qe denimin e marre ta vuajne ne burgjet e shtetit shqiptar, per te qene me prane familjeve, do kene mundesi qe te kerkojne transferimin per ne Shqiperi. Por, nje transferim i tille do te ndodhe edhe per te denuarit italiane qe ndodhen ne burgjet shqiptare dhe do shprehin deshiren per t'u transferuar ne burgjet italiane, me qellim per te qene me prane familjeve te tyre. Nje fakt i tille eshte bere i ditur dje nga ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, pas nje takimi qe pati me zevendes ministrin e Brendshem te Italise, Alfredo Mantovano. Gjithashtu, gjate takimit qe zgjati per me teper se gjysme ore, eshte rene dakord qe shteti yne te ekzekutoje te gjitha vendimet e dhena nga gjykatat italiane per shtetasit shqiptare, qe kane kryer vepra penale ne Itali dhe jane denuar ne mungese pasi kane mundur t'i shpetojne arrestimit te policise. Ne te njejten kohe synohet lufte e perbashket ndaj krimit te organizuar, trafiqeve te qenieve njerezore dhe lendeve narkotike, pasi sic theksoi z.Mantovano "krimi nuk njeh kufij dhe ne si shtete ne kete lufte do bashkepunojme per ta luftuar duke mos njohur kufij".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›