Të deportuarit në Rinas, në 6 muaj 1556 të kapur me letra false

Dëshira për të lënë pas kufirin shqiptar i bënë që të nisen për në vendet perëndimore edhe me dokumente false. Por kontrollet në kufirin e huaj i rikthejnë sërisht në Shqipëri duke bërë që të shijojnë shohin vendin e huaj vetëm për disa orë. Kështu vetëm për 6-mujorin e viti 2009 janë deportuara nga shtetet e tjera 1556 shqiptarë. Një nga 1556 emigrantët e rikthyer në aeroportin e Rinasit tregon historinë e tij. Sipas burimeve nga policia e kufirit dhe migracionit është bërë një punë relativisht e mirë për kontrollin në pikën kufirtare të aeroportit e Rinasit. Për të gjithë këtë punë një nga kontrollorët e kësaj pike tregon me detaje se si është një ditë pune dhe kontrollet e ushtruara nga punonjësit e policisë.
E nëse do të shohim në këndvështrimin e shifrave do të shohim se për vitin 2009 janë kapur në Rinas 22 persona, janë bllokuar 50 pasaporta dhe u janë marrë gjurmët e gishtrinjëve 1653 personave.
E nëse do të shohim në këndvështrimin e shifrave do të shohim se për vitin 2009 janë kapur në Rinas 22 persona, janë bllokuar 50 pasaporta dhe u janë marrë gjurmët e gishtrinjëve 1653 personave.