Berisha:Rama te pranoje humbjen
Por nderkohe Kryeministri Berisha eshte i bindur se eshte ai fituesi i zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne nje interviste dhene per Dojce Vele kreu i qeverise thote se shqiptaret votuan koalicionin e tij me 4-5 mandate me shume. Berisha u shpreh se e majta duhet te pranoje humbjen. Duke komentuar marreveshjen me LSI, Berisha deklaron se prioritet do te jene integrimi i vendit dhe permbushja e reformave. Kryeministri Berisha ka pershendetur edhe vendimin e Komisionit Europian per liberalizimin e vizave per tre vende te Ballkanit Perendimor. Vete zoti Berisha eshte shprehur se Shqiperia nuk i plotesonte ende kushtet per nje hap te tille.