E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket prej 3 ditësh 20 vjecari, familja denoncon humbjen

Kristo Stambo mësohet të jetë larguar nga shtëpia ku pushonte me familjen e tij në Golem, mëngjesin e së enjtes dhe nuk është kthyer më. Të afërmit kanë denoncuar largimin e djalit, i cili vuan nga probleme psikologjike. 

DURRES- Një 20-vjecar rezulton i humbur prej mëse 3 ditësh. Kristo Stambo mësohet të jetë larguar nga shtëpia ku pushonin prej disa ditësh familja e tij në Golem, mëngjesin e së enjtes dhe nuk është kthyer më.
Të afërmit e tij kanë denoncuar në polici largimin e djalit, i cili vuan nga probleme psikologjike, cka vështirëson kthimin në shtëpi.
Sipas tyre, ditën që është larguar 20-vjecari kishte veshur një bluzë ngjyrë jeshile me vija, një palë pantallona gri dhe shapka ngjyrë gri, ndërsa kishte dhe një kapele ngjyrë blu.
Kushdo që ka informacion për Kristo Stambon mund të njoftojë familjen Stambo e cila jeton në Tiranë në numrin 069 29 56 898.
(e.n/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›