Të dërguarat speciale të SHBA-së, vizitë në KMSH

Zonjat Rosenthal dhe Pandith, u pritën miqësisht nga nënkryetarët e KMSh-së, Bujar Spahiu dhe Gazmend Aga, kancelari Ali Zaimi, Myftiu i Tiranës, Shaban Saliaj si dhe anëtarë të tjerë të kryesisë.
Gjatë takimit delegacioni u njoh me historikun e institucionit më të lartë fetar në vend, me strukturat e tij, me sistemin arsimor të medreseve, Universitetin Hëna e Plotë – BEDËR, si dhe sfidat e institucionit në misionin e tij në shërbim të myslimanëve.
Kancelari Ali Zaimi, bëri një pasqyrë përmbledhëse të rrugëtimit të Islamit në Shqipëri, reprezaljen komuniste, si dhe rindërtimin dhe rihapjen e xhamive pas viteve ’90. Zonjat Pandith dhe Rosenthal, shprehën vlerësim të madh për tolerancën fetare që ekziston në Shqipëri dhe në veçanti për rolin dhe kontributin e vyer të Komunitetit Mysliman në këtë aspekt.
Duke vlerësuar bashkëpunimin e sinqertë dhe të vazhdueshëm me Ambasadën e SHBA-së, ato shprehën konsideratën e veçantë se si KMSH promovon dhe përçon mesazhin islam përmes frymës së dashurisë, mirëkuptimit, paqes dhe respektit për çdo grup dhe komunitet në vend dhe më gjerë. Më tej, dy zonjat treguan për gjetjet që ato kanë evidentuar gjatë udhëtimeve të tyre në vende të ndryshme të botës, për sa i përket çështjeve të diskriminimit apo intolerancës e antisemitizmit, si dhe projekteve të tyre për promovimin e harmonisë, mirëkuptimit e respektit midis popujve, duke përfshirë edhe përdorimin e mjeteve moderne të komunikimit.
Ato theksuan se është tepër rëndësishme që të punohet me të rinjtë, pasi siç u shpreh znj. Farah Pandith në të gjithë botën ndodhen me miliona myslimanë që i përkasin grup-moshës nën 30 vjeç. “Ne duam t’i njohim ata që në fillim jo vetëm në raste e situata të vështira”, nënvizoi ajo. Të dërguarat e posaçme të Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton dhe Kongresit Amerikan, ndodhen në Shqipëri për evidentimin e modelit pozitiv që ofron Shqipëria sa i takon harmonisë dhe tolerancës fetare, si dhe mbrojtjes ofruar komunitetit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kuadër të misionit të tyre, të mandatuar nga Kongresi Amerikan, për raportimin dhe informimin e autoriteteve amerikane dhe Kongresit për sa i përket antisemitizmit, mosdiskriminimit por edhe tolerancës dhe dialogut ndërfetar e ndëretnik në botë.
Dy përfaqësueset amerikane zhvilluan edhe një vizitë në Medresenë e Tiranës. Në fillim përfaqësueset e Shtetit Amerikan takuan drejtorin e shkollës Hiqmet Patozi, i cili u paraqiti shkurtimisht vizionin, përmbajtjen e planit mësimor, arritjet dhe financimin e Medresesë nga fondacioni ‘’Sema’’. Më pas mysafirët nga Amerika e largët morën pjesë në një program edukativo-artistik të organizuar nga nxënësit e medresesë, program që emocionoi mysafiret me mesazhet për paqe, harmoni, tolerancë, mëshirë dhe dashuri për njerëzit.
Nga ana tjetër nxënësit e medresesë u interesuan për marrëdhëniet ndërfetare në botë duke pyetur të dërguarat e SHBA-së në lidhje me eksperiencën e tyre në këtë drejtim. Në përgjigjet e tyre, zjn. Pandith u shpreh se Shqipëria përbën një shembull të veçantë për harmoninë dhe mirëkuptimin ndërfetar në botë, ndërsa znj. Rosenthal theksoi se nuk mund të jepte shembull një popull tjetër përveç atij shqiptar në lidhje me mbrojtjen e popullit hebre. /Start/
2012-03-09 15:41