Bluzat e bardha duhet të “kapin” teknologjinë

Vasali ishte i pranishëm në konferencën e dytë kombëtare të Edukimit në Vazhdim, nga ku tha se formimi profesional i bluzave të bardha është kryefjala në reformimin e sistemit shëndetësor.
“Në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye askush nuk ka mundësi të mendojë dhe nuk mund të përfytyrojë një sistem shëndetësor që ndryshon, që reformohet, nëse shtylla kryesore, formimi profesional, nuk funksionon. Ndaj dhe që në fillimet e 2010 kur e shndërruam këtë në një sistem zyrtar obligativ, bëmë hapin e parë shumë të rëndësishëm në këtë drejtim dhe në mënyrë përfundimtare puna e gjithsecilit dhe kualiteti profesional është bërë i matshëm”, tha Vasili. Sipas tij, “nuk ekziston më statusi i atyre që braktisin komunikimin shkencor, por ekziston detyrimi për të qenë në komunikim të vazhdueshme me arritjet më të mira të shkencës mjekësore”.
Për ministrin e Shëndetësisë, ndryshimi dhe në teknologji dhe në infrastrukturë është një bashkëshoqërues i vazhdueshëm i sistemit, “por asnjë nga mjeket, që nga qendra shëndetësore deri në spital, nuk mund të bashkëjetojë me infrastrukturë, teknologji dhe arritje të tjera të shkencës në qoftë se edukimi i tij në vazhdim nuk ecën me të njëjtin ritëm”.
Vasili informoi lidhur me edukimin në vazhdim të profesionistëve të shëndetësisë, duke theksuar se sot janë mbi 5 mijë, mbi 120 mijë kredite të realizuara, një mesatare prej 36 kreditesh, me një mesatare vjetore që realizohet në masën 15.5 kredite për individ. /Start/
2012-03-09 15:22