Tiranë, arrestohen dy shtetas të shpallur në kërkim

Në pranga përfundoi shtetasi Qani Haskasa, 53-vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas u arrestua në zonën e Saukut në kryeqytet, pasi ishte shpallur në kërkim më datë 16 janar të këtij viti nga Policia e Durrësit. Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg dhe 600 000 lekë gjobë për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Shtetasi i mësipërm iu kalua policisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Po sot, në rrugën “Gjergj Legisi” në Laprakë, pas një pune intensive disamujore, çuan në pranga shtetasin Fisnik Matoshi, 29-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Valias të Ri Kamëz. Ndaj tij, Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprën penale të “Vrasjes me dashje”. Ne momentin e kapjes, shtetasi ne kërkim Fisnik Ali Matoshi nuk ka bërë rezistencë, dhe ju është bindur urdhrave të ligjshme të Policisë. Materialet Procedurale i kaluan Prokurorisë. /Start/
2012-03-09 15:51