Mediu akuzon vendorët për dëmtimin e pyjeve

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka akuzuar vendorët për dëmtimin e pyjeve dhe kullotave. Shumë kryetar komunash kanë kundërshtuar marrjen nën administrim të pyjeve dhe kullotave ndërsa disa vendorë të tjerë i kanë dëmtuar këto pasuri kombëtare për biznese private.
Në konferencën për kalimin e pyjeve dhe kullotave kreu i ministrisë së mjedisit deklaroi se duhet që të realizohet transferimi sa më parë.
Transferimi i pyjeve dhe kullotave komunale drejt komunave në Shqipëri ka filluar në vitin 1996 bazuar në prioritetet e qeverisë për rritjen e decentralizimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave por [pavarësisht kësaj ende shumë njësi vendore ende nuk i kanë marrë nën administrim.