E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te dhena te reja per Costa Concordia

Të dhëna kyçe që do të mund të jepnin shpjegime mbi shkaqet që çuan në mbytjen e anijes “Kosta Konkordia” në Itali, mungojnë ende, shkruajne mediat italiane.
Një shkrim në “Corriere della sera” ngre dyshime nëse kutia e zezë e të dhënave punonte në kohët e tragjedisë në muajin janar. Shkrimi thotë gjithashtu se dyert e e sigurisë, që kishin si funksion për të parandaluar përmbytjen ishin lënë të hapura.
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur anija u mbyt afër ishullit Xhiljo në muajin janar.
Hetuesit italianë kanë nisur hetimet lidhur me shkaqet e tragjedisë.
Deklaratat e fundit në mediat italiane thonë se kutia e zezë nuk punonte në kohën që anija u mbyt. Hetimet bazohen mbi të dhënat e grumbulluara në sistemet informatike.
Pronari i Kosta Kroceries ka deklaruar se u raportuan probleme me kutinë e zezë pak ditë para se anija të mbytej, por që në kohën e tragjedisë ajo punonte.
Kompania ka thënë gjithashtu se pretendimet për probleme me dyert e sigurisë nuk qëndrojnë. Nje seancë gjyqësore pritet të mbahet në 21 korrik, në të cilën do të paraqiten rezultatet e plota të analizave teknike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›