E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Liga Nord” kundër jugut të Italisë

Ish-ministri Brendshëm i Italisë, Roberto Maroni, është zgjedhur lideri i ri i Ligës së Veriut. Ai do të zëvendësojë, Umberto Bosin, i cili u larguar pas skandaleve.

Maroni është zotuar për “pastrimin” e partisë, e cila pas skandaleve të fundit duke se ka humbur shumë popullaritet.

Aktualisht, Liga e Veriut është partia më e madhe opozitare në parlamentin italian. Ajo shpreson që duke kundërshtuar masat e kryeministri Mario Monti do mund të fitojë vota në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen vitin që vjen.

Kjo parti prej shumë kohësh kërkon më shumë autonomi, por edhe ndarje të veriut të Italisë. Ajo njihet gjithashtu si parti anti-emigracion.

Ai e krahasoi jugun e Italisë me Greqinë, duke u shprehur se vazhdimisht është ndihmuar nga të pasurit e veriut.

“Jugu është Greqia jonë, e cila po na mbyt dhe që ne gjithmonë e kemi ndihmuar. Është koha për të thënë mjaft më”, u shpreh ai. Maroni po ashtu tha se ekziston mundësia që Italia të dalë nga eurozona në mënyrë vullnetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›