Mbi 16 mijë të vrarë në Siri

Një llogari të tillë e ka bërë publike Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britaninë e Madhe.
Ndër ta të paktën 11.486 janë civilë, 4.151 qeveritarë dhe 870 dezertorë, sipas organizatës jo qeveritare, që merr të dhënat nga një rrjet i gjerë informatorësh në vend.
Bilanci i javëve te fundit është ndër më të rëndit përgjatë 15 muajve, duke kaluar rregullisht 100 viktimat në ditë.
Në anën tjetër, Organizata Human Rights Watch, theksoi se keqtrajtimi dhe tortura e civilëve janë shndërruar në politikë shtetërore në Siri.
Në raportin e publikuar të martën, ky grup tha se tortura është shndërruar në krim kundër njerëzimit në Siri dhe duhet të dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Human Rights Watch theksoi se i ka identifikuar 27 qendra të ndalimit, që udhëhiqen nga agjencitë e inteligjencës në Siri.