Del nga koma Florije Peci
Del nga koma Florije Peci, studentja e plagosur në aksidentin tragjik të Himarës së 21 majit. Lajmin e konfirmon për abc news zv.konsulli i Republikës së Kosovës në Vjenë Isa Kosumi. Në një lidhje telefonike për abc news z. Kosumi u shpreh se gjendja shëndetësore e studentes është mirë dhe ka reaguar pozitivisht ndaj testeve të mjekëve. Florija ka komunikuar me familjarët nëpërmjet telefonit dhe ka shëtitur me karrocë në kopshtin e spitalit. Ajo ende nuk mund të ngrihet në këmbë por arrin ti lëvizë gjymturët. Studentja Peci nuk është më e varur nga aparaturat pasi tani ajo kurohet vetëm me medikamente.
Megjithatë aktualisht ajo ka humbje të pjesshme të kujtesës, të cilat pritet të rikuperohen pas pak kohësh.
Sipas zv/konsullit të Kosovës, brenda kësaj jave pritet që Florije Peci dhe Eriselda Gubere të transferohen në një qendër rehabilitimi. Eriselda Gubere është studentja që doli nga koma në datën 14 qershor dhe gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë. Por nuk ka ende informacion se kur do të jenë gati për të lënë ambientet spitalore