E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkesia Shqiptare e Belgjikes e festoi madherishem 28 Nentorin

02-12-2010 / Nga Eden Babani Bruksel

Te marten me 30 nentor Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Mbreterine e Belgjikes dhe ne Dukatin e Madh te Luksemburgut zoti Ilir Tepelena dhe Ambasadorja e Misionit prane Bashkimit Europian zonja Mimoza Halimi dhane nje pritje per nder te 28 Nentorit Festes sone Kombetare. Moren pjese perfaqesues te diplomacise nderkombetare akredituar ne kryeqytetin belg ne BE dhe ne NATO perfaqesues nga dege te ndryshme te partive shqiptare qe veprojne ne diasporen tone te ketushme perfaqesues te shoqatave dhe te klubeve shqiptare si edhe shume bashkatdhetare me prejardhje nga te gjitha trojet tona etnike. Ne menyre simbolike pritja e se martes mori kuptimin e permbylljes se veprimtarive te shumta qe u zhvilluan ne Bruksel dhe ne qytete te ndryshme te vendit per nder te Festes me te madhe te shqiptareve.
Qe ne zanafillen e saj mergata shqiptare e Belgjikes e ka Festuar madherishem 28 Nentorin Diten Fatlume qe bashkon gjithe shqiptaret nen Flamurin e Skenderbeut. Festimet e sivjetshme i peruruan bashkatdhetaret e Namyrit qysh ne fillim te nentorit me veprimtari kulturore te tradites sone ose me shkembime nderkulturore mes bashkesive te tjera me perkatesi te ndryshme kombetare vendosur ne kryeqytetin e Valonise ne rrethinat e tij dhe ne province. Ato u ndoqen me 28 Nentor me darken festive shtruar nga kryetarja e deges se AKR per Beneluksin zonja Fatime Ameti ku pervec te ftuarve nga Belgjika moren pjese bashkatdhetare nga Luksemburgu e Holanda si edhe Presidenti i AKR zoti Behgjet Pacolli shoqeruar prej zevendespresidentes zonjes Mimoza Kusari ndash Lila. Festimet vijuan ne qytete te tjera te Belgjikes si ne Vilvord Huj e gjetke deri qe u mbyllen te marten me 30 nentor me pritjen e dy ambasadave tona ne Bruksel.
Permes Dhomes se Tregtise - Tirane veprimtarine e sponsorizuan edhe disa banka e kompani te fluturimeve ajrore nga Tirana.

Pjesetar i bashkesise shqiptare te ketushme prej afro nje dekade e gjysme kam pasur fatin ti ndjek vit per vit te gjitha festimet per nder te 28 Nentorit. Pershtypja ime e pergjithshme eshte se cdo 28 Nentor ka pasur te vecanten e vet. Te sivjetshmin nuk do ta harroj sa te kem jete. Ate e karakterizoi thekshem krenaria jone kombetare e perligjur me shume se kurre ndonjehere.
Kosova tashme e pavarur prej afro tre vjetesh ecen e vendosur drejt konsolidimit te saj si shtet i ri. Serbia shkoi ne Hage per lesh dhe doli e qethur pasi iu hodhen poshte pretendimet e pabazuara ne Te Drejten Nderkombetare per paligjshmerine e shpalljes se njeanshme te Pavaresise se asaj qe per te zezen e vet ende vazhdon ta quaje Provinca Serbe e Kosoves. Nuk do te jete e larget dita qe Kosova ta shohe veten ne OKB ne NATO e pse jo edhe ne strukturat e BE-se ani se dikush ne Tirane rreh te sinkronizohet me 29 nentorin jugosllav varrosur njehere e mire edhe nga vete sllavet e Jugut madje edhe nga me fanatiket e sllavizmit nga serbet.
Shqiperise anetare e NATO-s iu hapen dyert per levizjen e shtetasve te saj ne Vendet e Hapesire Shenghen si te barabarte mes te barabarteve. Pavaresisht antikombetareve qe nuk rreshtin se punuari kunder se ardhmes sone europiane koha punon per Shqiperine. Ajo po e sheh veten gjithnje e me prane Botes Perendimore se ciles i perket prej mijera vjetesh.
Ja pse krenaria jone eshte e perligjur sivjet me shume se asnjehere tjeter sidomos kur u ballafaquam me heshtjen qe per fat te keq mbuloi Tiranen kete 28 Nentor sic bene te ditur mediat e Kryeqytetit. E paperfytyrueshme per cdo shqiptar qe memorien kombetare e konsideron te shenjte. E pafalshme per cdokend qe punon me mish e me shpirt per shqiptarine per demokratizimin e Shqiperise por me dashje a pa dashje neglizhon zhberjen e mentaliteteve komuniste qe kane ende rrenje te forta anekend vendit sikurse edhe ne Tirane madje ne zemren e saj ne Bashki. Zhberja nuk arrihet me fjale. Ajo arrihet permes nje rruge te gjate qe e merr startin me zhdukjen e simboleve te komunizmit dhe arrin finishin fale reformave demokratike.
Nga ana tjeter krenaria merr permasa edhe me te medha kur ndihesh mes njerezish qe me veprimet e tyre vetjake i japin vlera Kombit. Eumlshte lumturi te takosh ne tubime si ai i dites se hene djem e vajza specialiste dhe specialiste te fushave te ndryshme te shkences ardhur prej Tirane per te marre pjese ne gezimin e perbashket perkrah bashkatdhetareve te diaspores shqiptare te Belgjikes. Ajsela Teli specialistja simpatike e Dhomes se Tregtise me foli per perpjekjet e saj e te institucionit qe perfaqeson ne menyre qe atmosfera festive e 28 Nentorit te fluturonte nga viset mesdhetare ketu te ne ne Brukselin e mbuluar nga debora dhe nga ngricat e para te ketij vitit dhe te na ngrohte zemrat e permalluara per pak arome shqiptare. Eumlshte gezim te cikesh goten e te bisedosh ca caste me te rinjte Arben Malasi dhe Ermir Gega perfaqesues te Universitetit Amerikan te Tiranes dhe te shohesh se c duar te mbara po e marrin te ardhmen e shkences shqiptare. Ndihesh i lumtur te mesosh nga goja e alpinistit te ri Florian Hackaj se nje grup prej 7 alpinistesh shqiptare ku bente pjese edhe ai i qenkan ngjitur kete vit njeres prej majave te Kilimanxharos 5985 m lartesi pasi kishin sfiduar me pare ne gusht te 2008-s Malin e Bardhe Mont Blanc nga ana e Frances.
Pse pra te mos ndiheshim krenare ne Festen e sivjetshme Pse te mos e presim 99-Vjetorin dhe 100-Vjetorin e Pavaresise me te tjera arritje te bujshme qe do te na percojne tek endrra e kahershme shqiptare qe do te na e lartesoje krenarine ne Zenit Dhente Zoti qe ferrat ti kemi qeruar nga rruga me kohe...

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›