E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha akuza Rames per festen Te ndryshohet protokolli i shtetit

Perplasja Kryeministri Do te shkarkoja nese nuk do te ishte kreu i PS-se

Kryeministri Berisha e akuzoi ashper Edi Ramen dje gjate mbledhjes se radhes se qeverise. Ne thelb te kritikave ishte fakti qe sipas Kryeministrit Berisha Edi Rama si kryetar i Bashkise se Tiranes nuk ishte kujdesur ta zbukuronte kryeqytetin me rastin e 28 Nentorit dites se pavaresise se Shqiperise. Ne fjalen e tij Berisha e konsideroi veprimin e Rames nje rrugaceri kombetare nisur edhe nga fakti se kjo ndodhte per te dytin vit radhazi. Sipas Berishes per kete akt Rama meriton te shkarkohet si kryebashkiak por ai argumentoi se kete nuk mund ta bente per shkak se ai ishte edhe kryetari i partise me te madhe te opozites. Dua ti them sot nga kjo mbledhje se une te shkarkoja njeqind here ty zoti Edi Rama dhe dije mire se te shkarkoja e te jepja shume me teper se cmeriton se e konsideroj kete nje rrugaceri kombetare nje fyerje shume te rende qe ti i ben cdo shqiptari qe sillesh si biri i Enverit ndaj nje dite qe eshte kaq e shenjte per shqiptaret. Por nuk e bej kete sepse duke qene edhe kryetar i Partise Socialiste do te merrte nje konotacion te cilin nuk deshiroj qe ta marre beri te qarte Kryeministri. Ai kerkoi nga Ministria e Jashtme qe te amendohej protokolli i shtetit dhe te vendosej aty detyrimi per respektin e ketyre festave. Pergjigjja e kreut te opozites ka ardhur flake per flake. 300 shpifjeve te Saliut ne i pergjigjemi me 300 peme dhe drure dekorative ne nje dite ne nje bllok banimi ku sot rikthehemi per te shtuar permasen e gjelber tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›