Të dhënat më të fundit nga përmbytjet në Shkodër
Gjithashtu, nga këto zona janë evakuuar rreth 4780 persona. Nga personat e evakuuar vetëm 594 prej tyre janë strehuar në qendrat e ofruara nga ana e qeverisë. Gjatë ditës së sotme, forcat e ushtrisë kanë dërguar edhe tre tonë (koncentrate ushqimore blegtorale në komunat Guri i Zi dhe në Bërdicë. Gjithashtu, Ministria e Brendshme bëri të ditur se nga Strukturat e ushtrisë po kryhen konkretisht operacionet e dërgimit të ndihmave ushqimore të Rezervave të Shtetit në Komunen Dajç, Velipojë, Guri i Zi, Berdicë, Ana Malit, Bushat dhe Bashkinë Shkodër mbi bazën e urdhërit të dalë nga KECQ për këtë qellim. “Strukturat e huaja të ardhura nga Kosova, Maqedonia, Sllovenia, Greqia, Italia, të akomoduar pranë repartit Vau Dejës kanë marrë detyrat konkrete për të ndërhyre në zonat e përmbytura”, thekson deklarata.