E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, rrëfejnë tre dëshmitarë

Gjatë kësaj seance, kanë dëshmuar 3 persona, dy nga të cilët të mitur, të cilët punonin në ish-fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec, Tiranë.Njëri nga dëshmitarët,  Elidon Leti, 19 vjeç,  duke folur mbi procesin e punës që bënte si në transportin dhe demontimin e municioneve luftarake, pohoi edhe mungesën e kushteve të sigurisë në ish- fabrikën e demontimit në Gërdec. Çështja "Gërdeci" është një nga çështjet me më shumë dëshmitarë, rreth 300 të tillë dhe që prej disa ditësh,  proçesi për të është fokusuar në pyetjen e tyre. Si të pandehur në këtë proces janë 29 persona,  shumë nga të cilët ish-funksionarë të ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë, të cilët  akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur më 15 mars 2008  në fshatin Gërdec, Tiranë, kur si pasojë e një shpërthimi në ish-fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona. Shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa pati dëme të konsiderueshme material.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›