Të dhënat teknike dhe avantazhet e këtij sistemi
Sistemi ka dy salla monitorimi, të cilat kanë kapacitete identike, por me një hierarki të ndryshme. I gjithë sistemi mbikëqyret në nivel të qendërzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, duke kontrolluar klient operativë, të cilat janë Drejtoritë e Qarqeve. Falë teknologjisë së përdorur, sistemi do të shtrihet gjeografikisht pa limit, pra mund të zgjerohet duke mbuluar të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Duke u nisur nga rëndësia dhe nga popullsia e qytetit të Tiranës, gjithashtu shtrirja e qytetit dhe intensitetit i punës është parë e domosdoshme përdorimi i teknologjisë si arma më e mirë për luftimin e krimit. Pikërisht për këtë arsye, salla e parë operative e këtij sistemi, gjithashtu dhe më e madhja, është në qytetin e Tiranës.
Aftësia e këtij sistemi
Vendosja e këtyre pajisjeve është një garanci më shumë për komunitetin. Krijohet mundësi reale për parandalimin e veprimtarisë kriminale; ofrohet shërbim më i shpejtë për menaxhimin e ngjarjeve dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës të qytetarëve dhe asaj publike; rritë në mënyrë të ndjeshme eficencën e strukturave të policisë, zbulueshmërinë dhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale.
Avantazhet e këtij sistemi
Sallat operative do të funksionojnë 24 orë në ditë, në të 7 ditët e javës. Teknologjia e këtij sistemi është një platformë inteligjente, e cila është a aftë të kryej: pikat e grumbullimit të të dhënave dhe dedektimin e lëvizjeve jo normale si dhe sinjalizimin në kohë reale për ngjarjet. Sistemi sjell si pasoj rritjen e komandim kontrollit në Policinë e Tiranës duke rritur eficencën dhe duke shkurtuar kohën e veprimit. Përdorimi i teknologjisë ul ndjeshëm kostot operative të Patrullave të Përgjithshme të Policisë për të njëjtin operacion. Një nga pikat kyçe të sistemit është arkitektura e rrjetit e transmetimit të sinjalit video në sallat operative, e cila ofron kapacitet me band të gjerë, si dhe mundësinë e rritjes së numrit të kamerave në mënyrë kapilare në çdo vend të qytetit të Tiranës.
Mbi implementimin e sistemit
Nga studimi 5-vjeçar i situatës kriminale në tërësi dhe përcaktimi i zonave të nxehta në qytetin e Tiranës, si vende më të përshtatshme për vendosjen e kamerës janë: pranë kryqëzimeve të rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës; pranë qendrave tregtare dhe bizneseve; pranë shesheve dhe bulevardeve kryesore të kryeqytetit; pranë institucioneve arsimore; pranë bankave dhe institucioneve financiare; pranë objekteve të rëndësishme; pranë vendeve publike të konsideruara si zona të nxehta të kriminalitetit; pranë ambienteve kulturore e sportive.
Menaxhimi i centralizuar i rrjetit
Sensorët e sistemit, të cilat janë kamerat me rezolucion të lartë, të modeleve të ndryshme të lëvizshme ose fikse kanë nevojë për një rrjet me bandë të gjerë, për transmetimin e pamjeve filmike në qendër, si dhe menaxhimin e bandës së transmetimit në mënyrë të qendërzuar, në mënyrë që t’i shpërbehet sa më mirë Policisë së Shtetit sipas nevojave dhe kërkesave. Në sallat e kontrollit mund të survejohen një numër i madh kamerash, të cilat priten të rriten në të ardhmen, por kapaciteti për t’i survejuar të gjitha kamerat është i pamjaftueshëm. Për këtë rrjedhojë është përzgjedhur një platformë, e cila fal programit teknologjik dhe përshtatjes arrin të gjenerojë alarme, kur vërehen ndryshime nga lëvizjet rutin në zonat e survejimit. Praktikisht, në momentin kur në zonat e survejimit ka një numër të madh njerëzish, atëherë sistemi gjeneron alarm.
Pamjet filmike do të jenë të regjistruara të plota për një javë, duke i shërbyer në këtë mënyrë zbardhjes së plotë të të gjitha ngjarjeve kriminale.