Qeveria pranon se administrata eshte e politizuar

Qeveria shqiptare pranon se administrata shteterore eshte e politizuar. Ne planin qe i eshte dorezuar Bashkimit Europian nga pala shqiptare theksohet se nevojitet nje reformim thelbesor ne administraten publike duke perfshire ndryshimet ne ligjin e sherbimit civil dhe forcimin e Departamentit te Administrates Publike me qellim rritjen e profesionalizmit dhe depolitizimit te administrates publike. Politizimi i administrates publike eshte edhe nje nga shqetesimet e shprehura ne cdo raport te nderkombetareve per vendin tone. Ne jo pak raste subjektet politike marrin ne pune mbeshtetesit e tyre.
Nje nga zgjidhet qe ka ofruar Keshilli i Ministrave eshte ulja ne kufijte minimale te punonjesve te administrates shteterore me kontrata te perkohshme. Hapa thelbesore duhet te ndermerren ne reformen e administrates publike duke perfshire ndryshimet ne ligjin e Sherbimit Civil dhe forcimi i Departamentit te Administrates Publike me qellim rritjen e profesionalizmit dhe depolitizimit te administrates publike si edhe per rritjen dhe promovimin te bazuar ne transparence dhe merita - citohet ne raportin e qeverise sone. Qeveria pranon dobesite qe ka legjislacioni per Sherbimin Civil te cilat do te ndikonin ne nje pune me te mire te administrates publike dhe ne thithjen e kapaciteteve me te mire njerezore.
Zgjidhja per disa probleme te identifikuara ne zbatimin e legjislacionit te Sherbimit Civil eshte thelbesore per punen e strukturave qeveritare per periudhen ne vazhdim duke u perqendruar vecanerisht me uljen ne kufijte minimale te kontratave te perkohshme te punes permiresimin e zbatimit te legjislacionit te Sherbimit Civil ne institucionet perkatese permiresimin e procedures se rekrutimit permes zbatimit te procedurave te konkurrences profesionale reduktimin e subjektivizmit liri ne procedurat e prokurimit forcimin e kapaciteteve per thithjen e me te mireve ne administraten publike.
Premtimet e qeverise emerimet vetem ne baze merite
Ne planin e punes qe i eshte dorezuar autoriteteve te Bashkimit Europian i cili ka nje rendesi teper te madhe per proceset integruese te vendit eshte parashikuar edhe mbajtja e nje administrate baze e cila nuk do te hiqet aq lehte sa ndryshojne qeverite. Permiresimi i kritereve profesionale per emerimet dhe promovimet mbetet nje prioritet i qeverise dhe kjo do te arrihet sipas saj permes krijimit te grupit te rekrutimit si nje metode e pergjithshme e rekrutimit te administrates publike ne nivel specialisti. Forcimi i levizjes se sherbimit te brendshem civil ku perparesi pritet qe te kene kandidatet brenda institucionit permes rotacionit.
Permiresimi i vleresimit te performances dhe vleresimit te individeve duke perfshire paraqitjen e metodes se vetevleresimit CAF Hartimi i akteve nenligjore per zbatimin e Ligjit mbi Sherbimin Civil. Lidhur me masat afatshkurtra sipas prioriteteve te mesiperme dhe ne pergjigje te 12 rekomandimeve te Raportit analitik dhe opinionin e Komisionit Europian eshte duke u hartuar nje plan veprimi me aktivitete konkrete dhe iniciativa per te cilat qeveria shqiptare synon te nise zbatimin e tyre brenda qershorit 2011.
Zbatimi i Ligjit
Qeveria deklaron se nje nga prioritetet e saj ne reformen ne drejtesi eshte miratimi i ligjit per Konferencen Gjyqesore. Raporti thekson se pavaresisht reformave te viteve te fundit qe Shqiperia ka ndermarre ne sistemin gjyqesor kerkohet nje angazhim me i madh ne kuader te transparences se organeve gjyqesore. Perpjekjet afatshkurter do te perqendrohen ne finalizimin e strategjise se reformes per gjyqesorin miratimi i Ligjit mbi Konferencen Gjyqesore percaktimin e kompetencave per inspektoratet e inspektimit gjyqesor permiresimi i vleresimit te performances se gjyqtareve - thuhet ne raport. Por ajo qe te bie ne sy me shume eshte premtimi i qeverise shqiptare per garantimin e pavaresise se institucionit te Prokurorise. Aktualisht organi i akuzes eshte nje nga me te goditurit nga mazhoranca aktuale duke shprehur qarte mendimin se kerkesa e saj eshte shkarkimi i Prokurores se Pergjithshme Ina Rama e cila u propozua nga PD-ja.
Mungesa e transparences eshte nje nga pikat qe shqeteson nderkombetaret ne sistemin shqiptar dhe Permiresimin e zbatimit te vendimeve gjyqesore. Jane me dhjetera qytetare te cilet edhe pse kane fituar ceshtjet gjyqesore zbatimi i vendimeve mbetet nje nga me shqetesuesit sidomos ato vendime qe kane te bejne me token. Forcimi i sundimit te ligjit permes miratimit dhe zbatimit te nje strategjie per reformen e gjyqesorit duke siguruar pavaresine efikasitetin dhe llogaridhenien e gjyqesorit institucioneve mbeten disa nga prioritetet ne reformimin e sistemit gjyqesor.