Sulm ndaj Shefit të Krimeve të Rënda në Burrel, tritol në afërsi të banesës

Tritol në banesën e Shefit të Krimeve të Rënda në Burrel. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer pranë banesës së shefit të Krimeve, Sami Nela, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar. Sipas të dhënave nga policia, nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, pasi sasia e eksplozivit ishte hedhur rreth 5 metra larg banesës. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 11:00 të natës së mbrëmshme, duke krijuar panik jo vetëm tek banorët e zonës, por në të gjithë qytetin. Dyshohet se ngjarja ka ardhur për shkak të detyrës së Shefit të Krimeve të Rënda, ndërsa ende nuk dihen autorët e kësaj vepre penale. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.